Lajme

Kurti përgjigjet shkurt nëse Kosova do t’i bashkohet iniciativës “Open Balkan”

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 14 September 2021

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Tiranë ka thënë shkurt se Kosova s’do t’i bashkohet inciativës “Open Balkan” raporton Gazeta Express.

Kurti para gazetarëve tha “Jo”, kur u pyet se a do t’i bashkohet Kosova iniciaitivës “Ballkani i Hapur”.

Kurti tutje tha se për Ballkanin Perëndimor Procesi i Berlinit mbetet procesi i vetëm integrues drejt rrugës evropiane.

-Advertisement-

“Ballkani Perëndimor me 6 shtete e ka procesin e Berlinit, por iniciativat rajonale s’duhet të bëhen pa BE-në brenda, BE-ja duhet të jetë aty”, u shpreh Kurti.

Kurti tha poashtu se Kancelarja Merkel s’ka kërkuar nga ai që Kosova t’i bashkohet iniciativës “Open Balkan”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera