Lajme

Aksident tragjik në Prishtinë, humb jetën një fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 12 September 2021

Një fëmijë ka mbetur pa shënja jete, pasi u goditë nga një kamionetë në rrugën Mehmeti Ali Vroni në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 08:00, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raporitit 24-orësh.

-Advertisement-

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një këmbësoreje (fëmijë) femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë“, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera