Lajme

“Dhe Astrit Ademaj është ai”, planet që Memli Krasniqi kishte me kandidatin e PDK-së për Pejën

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 09 September 2021

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ishte i bindur në fitoren e kandidatit të PDK-së, për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj.

Kishte plane që Pejës, me Astritit, t’i kthente edhe medaljen e artë të qeverisjes së mirë në këtë qytet.

“Peja i ka dhënë tri medalje të arta olimpike Kosovës e krejt shqiptarëve. Por, Pejës i mungon një medalje tjetër e artë: një qeverisje e medaljes së artë – qeverisja e PDK-së në këtë komunë. E bashkë me Astritin, PDK është e gatshme për t’ia dhënë këtë Pejës”, kishte thënë Krasniqi ditën kur prezantoi Ademaj si kandidat për kryetar të Pejës.

-Advertisement-

Por jeta për Astritin si gjithçka tjetër që lidhej më të mori fund të mekurën në mbrëmje, kur ai mbeti i vdekur pas goditjes me plumba.

Bashkë me të mbeti i vdekur edhe një zyrtar tjetër i PDK-së, Blerand Kadriaj.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje të dyfish që sipas hetimeve të para është bërë nga vet personat që tashmë kanë vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera