Lajme

Bedri Hamza flet për rastin tragjik në Pejë ku mbeti i vrarë edhe ish këshilltari i tij

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 09 September 2021

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza ka folur për rastin tragjik në Pejë ku mbetën të vrarë dy zyrtarë të kësaj partie, Astrit Ademaj që ishte edhe kandidat për kryetar të Pejës dhe ish këshilltari i Hamzës, Blerand Kadriaj.

Hamza në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se ngjarja që ndodhi mbrëmë është një tragjedi dhe se ndihet i tronditur nga ky rast.

“Sot e kemi edhe rastin tragjik i cili na ka tronditur. Me të vërtet nuk e di si ka ndodh rasti dhe nuk di asgjë më shumë se sa edhe që është treguar nga institucionet zyrtarisht, di vetëm të them se është një rast shumë tragjik dhe një tragjedi për ne”, ka thënë shkurt ai.

-Advertisement-

Kujtojmë se Blerand Kadriaj njëri nga të vrarët mbrëmë ka qenë këshilltar i Bedri Hamzës në kohën kur ishte ministër i financave./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera