Ky është numri i shtatzënave të vaksinuara deri më sot, MSh-ja me thirrje për gratë
Autori: H. Smajli 15:06 | 08 September 2021
Mbi 3 mijë është numri i shtatzënave dhe nënave gjidhënëse që janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë.
E 960 prej tyre janë vaksinuar në muajin gusht, në kohën kur edhe filluan të rriten rastet e shtatzënave të infektuara me këtë virus.
Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Infokus nga Ministria e Shëndetësisë, e që në bazë të këtyre të dhënave nga fillimi i pandemisë vetëm 4 mijë doza janë administruar për gratë shtatzëna.
“Për informacion, deri tash janë administruar rreth 4000 doza tek gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse, apo për rreth 3300 persona të kësaj kategorie. Vetëm javën e fundit, (30 gusht -4 shtator) janë administruar 1153 doza për 960 shtatzëna dhe nëna gjidhënëse”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Ndërsa nga ky institucion kanë bërë thirrje që gratë shtatzëna të vaksinohen pasi nuk ka ende asnjë dëshmi se ky proces sjell ndonjë dëm te nëna apo të foshnja.
“Vaksinimi nuk është akt i detyrueshëm, por është i rëndësishëm për t’u mbrojtur nga virusi. MSh u ka bëre thirrje shtatzënave dhe nënave gjidhënëse që të vaksinohen, sepse ka dëshmi të mjaftueshme shkencore, të ofruara si nga CDC, OBSH, Shoqatat Ndërkombëtare të Gjinekologëve dhe Obstetërve që vaksinimi jep përfitime të mëdha për shtatzënat, derisa nuk ka asnjë dëshmi që është i dëmshëm për shtatzëninë apo fertilitetin”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Gazeta Infokus ka raportuar po ashtu edhe për problemet që po kanë shtatzënat për tu vaksinuar në qendrat e vaksinimit në vend ku po u kërkohet udhëzim nga gjinekologu, derisa MSh-ja ka sqaruar se një dokument i tillë nuk është fare i nevojshëm për vaksinim anticovid.
Kujtojmë se ditëve të fundit në vend është rritur numri i shtatzënave të infektuara me COVID-19 e vetëm në muajin gusht në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK janë trajtuar 90 shtatzëna e ka pasur edhe disa raste që përfunduan me fatalitet./Gazeta Infokus/
LEXO EDHE: Udhëzim nga gjinekologu për t’u vaksinuar, MSh-ja sqaron nëse u duhet shtatzënave ky dokument
Të tjera
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...