Gjendja e të infektuarve në QKUK e spitale, del raporti i fundit
Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 08 September 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovës thanë të mërkurën (8 shtator) se ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19.
Sipas raportit ditor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës thuhet se janë regjistruar 54 pacientë më pak të shtrirë në klinika.
Të martën ishin raportuar 1.174 pacientë, ndërsa të mërkurën ky numër është 1.120.
“Prej tyre, 986 janë të konfirmuar me COVID-19, 957 janë me oksigjeno-terapi dhe 78 në kujdesin intensiv”, thuhet në njoftim.
Situata epidemiologjike në Kosovë ka filluar të përkeqësohet në fund të muajit korrik dhe në fillim të gushtit.
Çdo ditë raportohet për numër të lartë të viktimave dhe të të infektuarve.
Të martën u raportua edhe për 28 viktima nga koronavirusi dhe 920 raste të të infektuarve.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën tha se situata epidemiologjike në Kosovë është e brishtë, prandaj, bazuar në këtë situatë, nuk pret që masat kundër COVID-19 të lehtësohen pas datës 13 shtator, deri kur janë në fuqi masat e reja.
Ai tha se për masat do të diskutohet gjatë takimit të së mërkurës të komitetit për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...