Lajme

Skena tmerri në Kabul, qytetarët bien nga avioni në fluturim

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 16 August 2021

Skena të tmerrshme janë parë sot në aeroportin e Kabulit, kur 3 persona kanë rënë nga avioni ushtarak që ishte në fluturim dhe 5 të tjerë u vranë gjatë trazirave që u shkaktuan nga turma e njerëzve që po mundoheshin të largoheshin nga Afganistani.

Çdo fluturim komercial është pezulluar, duke bërë që qytetarët e dëshpëruar të ngjiteshin nëpër avionët ushtarakë.

Skena të tilla tregojnë situatën tejet të rëndë të krijuar nga menaxhimi i tërheqjes së trupave nga ana e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe rënies së qeverisë afgane.

-Advertisement-

Kryetarja e partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, e quajti këtë si “dështimin më të madh të NATO-s”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera