Të gjitha vendimet e Qeverisë Kurti në mbledhjen e së mërkurës
Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 29 July 2021
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar të mërkurën mbledhjen e 21-të të rregullt në të cilën ka miratuar dy projektligje dhe vendime e dokumente të tjera nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Në fillim të mbledhjes, Kurti ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet për të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në fatkeqësinë e rëndë të komunikacionit në afërsi të Sllavonski Brodit, në Republikën e Kroacisë.
Kryeministri ka falënderuar shtetin e Kroacisë, institucionet dhe drejtuesit shtetërorë të shtetit kroat për ndihmën e pakursyer dhe ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që t’ju qëndrojë afër familjeve të viktimave të këtij aksidenti të rëndë.
Këto janë vendimet e Qeverisë Kurti në mbledhjen e së mërkurës:
Projektligji për punimet nga metalet e çmuara ka marrë miratimin e Qeverisë. Me këtë Projektligj përcaktohen kushtet e veprimtarisë dhe kërkesat teknike për përbërjen, përmbajtjen dhe pastërtinë e punimeve nga metalet e çmuara si dhe kushtet e kontrollimit dhe shënjimit të punimeve, si dhe mbikëqyrjen metrologjike. Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ky ligj do të zbatohet nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës dhe subjektet që merren me përpunimin, importin dhe shitblerjen e punimeve nga metalet e çmuara, gjysmë punimeve dhe lëndëve përpunuese.
Projektligji për ratifikimin e Amendamentit të marrëveshjes së bashkëfinancimit për projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale, Faza (dalëse)VI”, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, është Projektligji i dytë që ka marrë miratimin nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. Me amendamentin e kësaj marrëveshjeje, rritet kontributi nga Qeveria e Zvicrës në këtë bashkëfinancim për 572 mijë franga zvicerane, me çka kontributi i përgjithshëm i Qeverisë Zvicerane shkon në 7 milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy milionë franga zvicerane. Amandamentimi i marrëveshjes modifikon edhe kohëzgjatjen e marrëveshjes dhe do të mbulojë periudhën 1 janar 2019 deri më 30 qershor 2022.
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme edhe Raportin gjashtëmujor, 1 janar-30 qershor 2021, të buxhetit të Republikës së Kosovës. Sipas Raportit, të hyrat e përgjithshme në këtë gjashtëmujor kapin shifrën prej 1,185.41 milionë euro, dhe paraqesin 45 për qind të planifikimeve, ndërsa krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit paraprak, ka një rritje prej 20% më shumë.
Shpenzimet e Buxhetit në këtë periudhë, sipas Raportit, kapin shumën prej 1026.98 milionë euro dhe paraqesin 38 për qind të shpenzimeve të planifikuara. Krahasuar me vitin paraprak, ka një rritje prej 93.24 milionë euro, ose 10% më shumë.
Në mbledhjen e sotme është riaprovuar edhe Raporti vjetor financiar për vitin 2020. Ky vendim shfuqizon vendimin Nr.06/06 të datës 12 prill 2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ky raport do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas kërkesave të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe të përgjegjësive. Riaprovimi është bërë pas rishqyrtimit dhe evitimit të lëshimeve teknike dhe sqarimeve të nevojshme të këtij raporti.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për themelimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e pesë (5) anëtarëve të Bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale në këtë përbërje: Sami Dvorani, kryesues; Fadile Dyla, Zv.Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; Irfan Lipovica, Zv.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, anëtar.
Miratimin nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për kushtet e hyrjes, kalimit transit, qëndrimit në territorin e Republikës së Kosovës dhe regjimin e vizave në Republikën e Kosovës, nr. 15/158 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 29.11.2013 si në vijim:
3.Bartësit e dokumenteve të udhëtimit për të huaj dhe dokumenteve valide të udhëtimit të lëshuara në bazë të Konventës për Statusin e Refugjatit (1951) dhe Konventës për Statusin e Personave pa Shtetësi (1954), të lëshuara nga vendet anëtare të BE-së dhe Zonës Schengen, si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia, Japonia, Zelanda e Re, lirohen nga nevoja për t’u pajisur me vizë kosovare për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 15 ditë pa vizë.
Të tjera
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...