Syla e akuzon Muratin: Ministri ka thënë se shtesat për mjekët janë ndalë sepse ata nuk kanë më punë
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 15 July 2021
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se i gjithë personeli shëndetësor është ofenduar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pasi nuk u janë vazhduar shtesat.
Syla ka theksuar se ata nuk e dinë arsyen se pse nuk janë duke u vazhduar shtesat.
“Opinioni e di se për 23 muaj me radhë punëtorët shëndetësor janë ballafaquar me një situatë jo të zakonshme. Si kryetar i sindikatës dhe si sindikatë, kemi zgjedhur dialogun social nga data 24 prill të këtij viti, për çdo javë kemi adresuar letra me kërkesa tek presidentja, tek kryeministri, tek kryetari i Kuvendit, tek të gjithë grupet parlamentare si dhe tek të gjitha instancat më të larta që të na vazhdohen shtesat mbi pagë. Kjo që garantohen sipas nenit 20 të Ligjit Anti COVID që është aprovuar në dhjetor të vitit të kaluar”.
“Kjo Qeveri shkeljet e para i ka bërë në fillim të vitit, ata i kanë përgjysmuar shtesat e mjekëve, me një vendim për dy muaj nuk kemi shtesa për paga. Ajo çka është më e keqja nuk është ndoshta tek vlera monetare, është ofendimi dhe denigrimi që po ju bëhet punëtorëve shëndetësorë. Sot nuk jemi komunikuar në asnjë formë, të paktën të na thuhet se pse këto shtesa nuk po na i japin. Ky është një reagim personal dhe e marrë gjithë përgjegjësinë”.
Syla ka deklaruar se prej kur Arben Vitia është në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ata kanë pasë vetëm një takim me të.
“Nuk kemi pasur takime, si punëtorë shëndetësor vetëm një takim kemi pasë me ministrin Vitia, si duket ata nuk po kanë kohë të takohen me ne”.
I pari i sindikatave të shëndetësisë ka hedhur akuza edhe ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit, të cilin e ka quajtur një infantil.
“Ne jemi në pandemi, kemi premtuar se nuk do të protestojmë shkaku i pandemisë. Por në të njëjtën kohë u kam kërkuar që ta shpallin pandeminë të përfunduar, kjo pasi Z. Hekuran Murati ka thënë se shtesat për mjekët janë ndalë sepse ata nuk kanë më punë. Kjo nuk është një deklaratë e një ministri por e një infantili, unë kam informacione për deklaratë të ministrit sipas disa burimeve të mia, mjaft të sigurta”.
“Kjo nuk është një deklaratë e ministrit, kjo është një deklaratë e një infantili. Nuk e di a janë duke e parë se kush ka filluar të udhëheq këtë shtet, kjo është e tepërt. Unë kam marrë mesazhe nga punëtorët shëndetësor pasi thonë se nuk jemi duke bërë reagime më të forta radikale”, ka thënë Syla.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...