Lajme

COVID-19: 89 pacientë po trajtohen në SHSKUK

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 25 June 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 89 pacientë.

Sipas njoftimit, 26 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 65 janë me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë: 12 të konfirmuar me COVID-19, 53 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rëndë. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave, Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë, Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 23 pacientë, 1 në gjendje të rënduar, 14 të konfirmuar pozitivë, 12 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme. Spitali i Prizrenit, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 12 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë”, thuhet në njofitm.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy