Alarmante: Mungesa e furnizimit me insulinë rrezikon diabetikët
Autori: Islam Morina 10:50 | 09 June 2021
QKMF-të janë duke vuajtur nga mos furnizimi me insulinë nga Ministria e Shëndetësisë, ku për pasojë diabetikët janë të rrezikuar dhe të detyruar që t’i blejnë vet ato edhe përkundër vështirësive për t’i gjetur ato në farmacitë private, raporton Gazeta Infokus.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Klinë, Shemsedin Berisha, ka konfirmuar se muajt e fundit nuk janë furnizuar me insulinë.
“Jo muajt e fundit nuk jemi furnizuar me insulinë, madje edhe me ilaçe nga Lista Esenciale në muajin e fundit jemi furnizuar vetëm 7%”, ka thënë Berisha.
Edhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, e ka konfirmuar se tash e sa muaj kanë mungesë të furnizimit me insulinë nga niveli qendror.
“Jo nuk kemi furnizim me insulinë tash e disa muaj dhe këtë e kemi ngritur si shqetësim edhe në takimet me Ministrinë e Shëndetësisë, sepse ka mungesë në të gjitha komunat, kurse edhe me ilaçe nga lista esenciale nuk kemi furnizim, por që jemi në proces së lidhjes së kontratës, në mënyrë që me mjete vetanake të furnizohemi me ilaçe nga lista esenciale”, ka thënë për Gazetën Infokus Selami Xhemaili, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit.
Ndërkaq mungesa e insulinës nëpër QKMF-të e Kosovës më së shumti problem po u shkakton qytetarëve, të cilët përveç ngarkesës financiare që po u shkakton blerja e tyre, problem madhor mbetet edhe sigurimi i tyre, ngase ka mungesë të këtij medikamenti edhe në farmacitë private.
Njëra nga farmacitë e kryeqytetit i ka thënë Gazetës Infokus se me faktin që insulinat janë medikamente që ofrohen falas nga ministria për diabetikët, farmacitë nuk furnizohen dhe nuk i mbajnë në stoqe ato, ngase u skadojnë pa u shitur.
Gazeta Infokus që nga dita e djeshme është në pritje të përgjigjeve nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë problematikë, por që edhe përkundër premtimeve se do të kthejnë përgjigje gjatë ditës së djeshme, edhe në momentin kur po raportojmë , nga MSH-ja nuk janë përgjigjur./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Raporti për lirinë e medias, Flutura Kusari akuzon qeverinë Kurti për propagandë
Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari i ka reaguar, zëdhënësit të q...
-
Kapet duke vozitur pa kategorinë përkatëse, gjobitet shoferi i kamionit
Policia e Kosovës njofton se të enjten, gjatë patrullimit ka ndaluar kamionin...
-
Certifikohen snajperistët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Baz...
-
Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen
Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat...
-
Kosova vazhdon lobimin për KiE, MPJD optimist pranim
Kosova po vazhdon të lobojë me intensitet të lartë për anëtarësimin e saj në ...
-
Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj
Një situatë e tensionuar u krijua dje në seancën plenare të Kuvendit të Kosov...
-
Raporti për lirinë e mediave, Krasniqi: Qeveria Kurti na turpëroi përsëri
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në ind...
-
“Më nuk besoj në drejtësi…” Babai i Triumf Rizës i pakënaqur me dënimin prej 25 viteve burgim për Enver Sekiraqën
Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Enver Sekiraqa është dënuar me ...
-
Ky është arsyetimi absurd i qeverisë për raportin ku Kosova renditet 19 vende më poshtë në indeksin e lirisë së medias
Zëdhënësi i zyrës së kryeministrit Albin Kurti, Përparim Kryeziu ka reaguar ...
-
Enver Sekiraqa dënohet me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës
Enver Sekiraqa është dënuar me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së ish-po...
-
Dënohet me 24 vite burgim i akuzuari për dhünimin e një 14 vjeçareje në Prizren
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarin E.G me 24 vite burgim p...
-
LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve
Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të...