Chelsea i kënaqur me Brojën, i ofron rinovimin dhe rikthimin në Londër
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 04 June 2021
Me 11 gola në 36 ndeshje në kampionatin holandez me Vitessen, Armando Broja ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të Chelsea-t, Thomas Tuchel, që duket se ka vendosur të rikthejë në “Stamford Bridge” sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Olivier Giroud ka vendosur të largohet pasi i përfundoi kontrata dhe Tammy Abraham nuk gëzon besimin e trajnerit gjerman, i cili e ka aktivizuar shumë pak gjatë këtyre muajve, ndaj gjasat janë që të shitet gjatë merkatos së verës.
Në këto kushte Chelsea po kërkon për zgjidhjen brenda shtëpisë, pasi ka pronësinë e kartonit të Armando Brojës, i cili është rritur pikërisht te moshat e klubit londinez dhe ka kontratë me ta deri në verën e ardhshme.
Aktualisht Broja është i grumbulluar me Shqipërinë U21 për ndeshjen me Andorrën dhe më pas do t’i bashkohet Shqipërisë së Rejës për miqësoren ndaj Republikës Çeke, teksa pas këtyre angazhimeve pritet të fluturojë drejt Londrës.
Aty sulmuesi 19-vjeçar pritet të takohet me drejtuesit e Chelsea-t, që janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re, për të blinduar sulmuesin shqiptar për të paktën 4 sezonet e ardhshme dhe natyrisht me një pagë ndjeshëm më të lartë.
Objektivi i kampionëve në fuqi të Europës është që të afrojnë një sulmues me peshë si Lukaku apo Harry Kane në “Stamford Bridge”, ndërsa Broja do të jetë zëvendësuesi i parë i tij, për t’u përfshirë gradualisht në formacion.
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...