Gazetari gjerman sfidon “shoqen” e Zemanit me një pyetje për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 25 May 2021
Michael Martens, gazetar gjerman, ka sfiduar deklaratat e deputetes së Bundestagut, Zaklin Nastiç, nga E Majta, e cila ka pretenduar se Kosova është “fortesë” e ISIS’it.
Martens, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se dëshiron të dijë se prej ku e ka marrë këtë informacion.
“Zaklin Nastiç, shpresoj që nuk do të më bllokosh edhe mua si të tjerët, por desha t’i bashkangjitem pyetjeve të kolegëve. Në çfarë të dhënash, raportime apo gjetjesh mbështetet pohimi juaj, se Kosova është “fortesë e ISIS’it””, ka deklaruar ai.
Deputetja gjermane nga E Majta, Zhaklin Nastiç, ka dhënë deklarata skandaloze në Bundestagun gjerman, duke thënë se Kosova duhet ç’armatosur njëherë e përgjithmonë.
“Kosova është fortesa e terroristëve të ISIS’it në mes të Evropës. Në Kosovë, mijëra armë janë paligjshëm në pronësi të kosovarëve. Sipas medieve serbe, Kosova ende vazhdon të furnizohet me armë gjermane. Ne, si parti e majtë, e themi qartë: Kosova duhet të ç’armatoset përfundimisht”, ka deklaruar ajo në Bundestag.
Ajo ka drejtuar gishtin drejt ish-presidentit Thaçi, për të cilin thotë se ka një rrjet organizativ kriminal, i cili është ende aktiv në Kosovë.
“Ish-presidenti Hashim Thaçi, i njohur me nofkën “gjarpri” në UÇK, është duke u gjykuar në Gjykatën Speciale në Hagë, që është një gjë e mirë. Sipas raportit të Shërbimit Inteligjent Federal të 2005’ës, “Ai kontrollon një rrjet kriminal në Kosovë””, ka thënë ndër të tjera ajo. /Express/
Të tjera
-
Ky është arsyetimi absurd i qeverisë për raportin ku Kosova renditet 19 vende më poshtë në indeksin e lirisë së medias
Zëdhënësi i zyrës së kryeministrit Albin Kurti, Përparim Kryeziu ka reaguar ...
-
Enver Sekiraqa dënohet me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës
Enver Sekiraqa është dënuar me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së ish-po...
-
Dënohet me 24 vite burgim i akuzuari për dhünimin e një 14 vjeçareje në Prizren
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarin E.G me 24 vite burgim p...
-
LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve
Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të...
-
Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë...
-
Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka ...
-
Lirohet nga akuza për vra*je në tentativë, rasti kishte ndodhur në vitin 2000
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar Sheremet Bajramin nga akuza për vras...
-
Ramush Haradinaj: Qëndrojmë krah medias
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagura pa...
-
Këshilli i Mediave të Shkruara i shqetësuar me regresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar për regresin e Kosovës n...
-
Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organi...
-
Kërkesa e kahmotshme: Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënësit
Komuna e Zveçanit ka siguruar transport për nxënësit e arsimit fillor dhe të ...
-
Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit...