Harry Kane përshëndetje lamtumire, Tottenhami në udhëkryq
Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 21 May 2021
Situata e klubit londinez Tottenham Hotspur është përkeqësuar ndjeshëm dhe, sikur të mos mjaftonte mungesa e rezultateve në fushën e lojës, tani ka dalë në dritë edhe problemi i largimit të sulmuesit kryesor të ekipit, Harry Kane. Zëvendëskapiteni i “gjelave” u pa të mërkurën në mbrëmje të veçohej dukshëm nga të tjerët, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Aston Villan, për t’u përshëndetur me tifozët e pranishëm në Tottenham Hotspur Stadium.
Sulmuesi i mirënjohur i “spurs” u pa me sy të përlotur të përshëndeste dhe duartrokiste fansat e shumtë që preferuan për të qëndruar në shkallët e stadiumit modern të ekipit londinez, në atë që me shumë gjasa konsiderohet si edhe takimi i tij i fundit me fanellën e Tottenhamit në “New White Hart Lane”.
Pavarësisht deklaratave diplomatike të shokut të tij Ryan Mason, që është në detyrën e trajnerit të përkohshëm të skuadrës, ai rrotullim në fushë mes emocioneve të shumta ngjante vërtet shumë me një ndarje përfundimtare me tifozët e tij të zemrës, të cilët e kanë përkrahur dhe mbështetur përgjatë karrierës së tij të gjatë, por krejtësisht të palavdishme në kryeqytet.
Për hir të së vërtetës, sfida e së mërkurës përfaqësonte një ndeshje jubilare për kapitenin e përfaqësueses së “Tre Luanëve”, duke patur parasysh që takimi ndaj “Villans” ishte nr. 400 për të në karrierë me klubet. Një kohë vërtet shumë e gjatë ku, përveç Tottenhamit përmblidhen kujtime të shumta edhe me klube si Leyton Orient, Milwall, Norwich City e Leicester City.
Sivjet, për fatin e tij të keq influencuan ndjeshëm rezultatet e dobëta të ekipit në fazën e dytë dhe rënia e menjëhershme që pësoi skuadra, përndryshe çmimi i lojtarit më të mirë të sezonit nuk do të shkonte për qendërmbrojtësin e “Sky Blues”, Ruben Diaz. Kur mbetet thjesht edhe vetëm një javë deri në përfundim “Spurs”-at do të matin forcat të dielën pasdite me “Dhelprat” e Brendan Rodgersit në Leicestershire dhe për momentin Harry Kane e Mohamed Salah kryesojnë listën e golashënuesve me nga 22 gola.
Kane që e ka fituar dy herë “Këpucën e Artë” të Premier League-s dhe që muajin e ardhshëm do të festojë 28-vjetorin krenohet me 22 gola dhe 13 asiste vetëm në kampionat, ndërkohë, nëse merren së bashku ndeshjet në të gjitha aktivitetet e sezonit 2020-21 “uragani” ka kontribuar me 48 gola apo asiste në 48 takimet e këtij edicioni.
Në mënyrë të kuptueshme tabloidët britanikë kanë filluar të nxjerrin lloj-lloj lajmesh në lidhje me kapitenin e kombëtares angleze. Ndër lajmet e para bien në sy ofertat prej 80 milionë stërlinash që kanë bërë dy klubet e Manchesterit për Kane-n, pra City dhe United, megjithatë gati për të përfituar është gjithashtu edhe klubi i Chelsea-t. Dihet Roman Abramovic nuk është se shqetësohet për paratë e shumta që ka shpenzuar te Chelsea, sidoqoftë një kalim në radhët e “bluve” do të konsiderohej si një akt tradhëtie nga përkrahësit e zjarrtë të Tottenhamit.
Harry Kane është shumë i lidhur me familjarët e tij dhe një nga hipotezat është edhe një kalim i tij pikërisht në radhët e ekipit të drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel, ndërkohë alternativat nuk janë të pakta as jashtë Ishullit, duke patur parasysh që, përveç Realit dhe Barcelonës, një sulmues si Kane kërkohet me këmbëngulje gjithashtu edhe prej Paris SG, që, siç dihet, aktualisht drejtohet pikërisht nga ish-trajneri i tij, Mauricio Pochettino.
Largimi i tij mendohet se është shtyrë me një vit, sepse, në fundin e edicionit të kaluar, kur zëvendëskapiteni i kërkoi Daniel Levy-t largimin, presidenti iu lut që të qëndronte edhe për një tjetër sezon, me shpresën se gjërat do të përmirësosheshin. Sigurisht, ashtu si edhe Robert Lewandowski, Luis Suarez, Kylian Mbappe, Romelu Lukaku, Mauro Icardi apo dhe shumë të tjerë edhe Harry Kane ka të drejtën e tij për të fituar trofe.
Rasti i ish-kapitenit legjendar të Romës, Francesco Totti, mbetet vërtet tepër i veçantë, por natyrisht që Kane ka të drejtë për t’i shoqëruar golat e tij me tituj dhe Tottenhami nuk fiton një trofe prej plot 13 vjetësh, që nga 2008 e largët, kur nën drejtimin e spanjollit Juande Ramos “Spurs”-at triumfuan në Wembley në finalen e Kupës së Ligës ndaj Chelsea-t.
Me Jose Mourinho-n Harry Kane preku shifra rekord që nuk i kishte regjistruar kurrë më parë, por shkarkimi krejtësisht i papritur i trajnerit të famshëm luzitan, vetëm 6 ditë përpara finales me City-n e Guardiolës, kur dihet që finalen e vetme trajneri i mirënjohur katalan e ka humbur pikërisht me 58-vjeçarin nga Setubali, la gjurmë dhe vetëm sa nxiti akoma më tepër drejt largimit sulmuesin londinez.
Daniel Levy konsiderohet si një ndër njerëzit më të vështirë për të hyrë në bisedime, mjafton të kujtohet rekordi botëror i fiksuar nga uellsisani Gareth Bale me kalimin nga “Spurs” te “Los Blancos”. Mes palëve thuhet se ka një marrëveshje gentleman-ësh, por është e qartë që 59-vjeçari nuk heq dorë nga shifra e 150 milionë paundëve.
Një shifër e tillë konsiderohet si shumë e lartë, në një kohë të tillë për shkak të pandemisë së Koronavirusit, për më tepër “gjelat” kanë nevojë për të rekuperuar diçka në aspektin financiar, pas bilancit paraprak që parashikon 200 milionë stërlina humbje deri në muajin qershor.
Para dhe pas ndeshjes më Aston Vilën një pjesë e madhe e të pranishmëve protestoi edhe për cmimin tepër të lartë të biletës, prej 60 stërlinash, ndërkohë zemërimi te tifozët është ende shumë i madh edhe për përfshirjen e “gjelave” në krijimin e strukturës paralele të Superligës Evropiane. E gjitha kjo kur ekipi po numëron refuzimet e trajnerëve të shumtë për të marrë përsipër ekipin dhe skuadra po bëhet një muaj pa trajner, që kur është shkarkuar Jose Mourinho dhe nëse portugezit i kërkohej patjetër kualifikimi për në Champions tani steka është ulur ndjeshëm, duke vënë si objektiv thjeshtë Ligën e Konferencës.
Interesat e Harry-t mbrohen pikërisht nga Charlie Kane dhe nëse përpjekjet e vëllait të tij të madh për ta sistemuar një një klub të lavdishëm kurorëzohen me sukses atëherë timoni në duart e teknikut të ri, kushdoqoftë ai, do të shndërrohej vetvetiu në një minë me sahat, duke patur parasysh Daniel Levy-n me tipin e tij si dorështrënguar, kontigjentin aktual të lojtarëve, ambiciet e larta plotësisht jashtë realitetit të tifozëve, e problemet e mëdha financiare dhe padyshim që një detyrë e tillë do të konsiderohej si një sfidë më vete në karriërën e cilitdo trajneri.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...



































