“Vendimi për Manastirin e Deçanit i ndikuar politikisht”, Gërvalla dhe Çeku i shkruajnë Europa Nostras
Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 18 May 2021
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ai i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i kanë dërguar letër Presidentit Ekzekutiv të Europa Nostra në lidhje me përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Europë.
“Vendimi i Europa Nostra është i padrejtë dhe i ndikuar politikisht. Gjatë procesit, Europa Nostra nuk e ka vizituar Kosovën e Manastirin, dhe nuk është konsultuar me palët e interesit. Manastirpi i Deçanit dhe çdo kishë ortodokse në Kosovë gëzojnë nivelin më të lartë të sigurisë”.
Me këtë letër, ministrat ftuan organizatën Europa Nostra në Kosovë për ta parë nga afër monumentin dhe për të biseduar me banorët e zonës, klerikët e Manastirit, organizatat e shoqërisë civile, profesionistët, institucionet e sigurisë, organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, zyrtarët e shtetit dhe të tjerët. Dëmi që iu shkaktua reputacionit të Kosovës me këtë vendim të pabazuar duhet të kompensohet pa vonesë.
Më poshtë letra e plotë:
I nderuari z. Hermann Parzinger, President Ekzekutiv i Europa Nostra,
Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës shprehim shqetësimin tonë për vendimin e Europa Nostra për të përfshirë Manastirin e Deçanit në listën e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë”. Jemi të bindur që ky vendim është i pabazuar, pasi nuk përkon me faktet në terren. Për më shumë, vendimi është qartësisht i ndikuar politikisht, një praktikë e paprecedentë në historinë me reputacion të lartë të Europa Nostra.
Ne ju ftojmë të vizitoni Kosovën dhe shihni nga afër gjendjen e Manastirit të Deçanit. Gjatë marrjes së këtij vendimi keni neglizhuar një dimension esencial, konsultimet me palët e interesit, ndërsa keni marrë për bazë një tekst tendencioz dhe joprofesional të organizatës nominuese. Prandaj, ju ftojmë të vini dhe të bisedoni me banorët e zonës, klerikët e Manastirit, organizatat e shoqërisë civile, profesionistët, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë, organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, zyrtarët e shtetit dhe të tjerët.
Është vlerësim i pavarur dhe profesional i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të rendit dhe sigurisë që kishat ortodokse në Kosovë gëzojnë nivel të lartë sigurie dhe nuk janë të rrezikuara. Me shpalljen e pavarësisë, shteti i Kosovës ka miratuar të gjitha garancitë kushtetuese, ligjore, institucionale dhe politike për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve joshumicë në vendin tonë. Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen e të gjitha aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit, e në veçanti të kishave dhe manastireve ortodokse, klerit ortodoks, praktikuesve të fesë e komuniteteve joshumicë.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë instanca më e lartë e mbrojtjes së aseteve të trashëgimisë kulturore në vend. Ne e mbrojmë trashëgiminë tonë. Trashëgimia jonë është universale, ajo i takon krejt njerëzimit, brezave të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm. Në këtë frymë, ju ftojmë për bashkëpunim parimor me synim mbrojtjen sa më efektive të trashëgimisë kulturore. Jemi kundër instrumentalizimit të trashëgimisë kulturore për përfitimet politike të njërit shtet apo tjetrit.
Vizita e delegacionit tuaj në Kosovë propozojmë të realizohet sa më shpejtë. Dëmin që ia keni shkaktuar reputacionit të Kosovës me vendimin tuaj të padrejtë dhe të pabazuar, duhet ta kompensoni pa vonesë. Jemi të prirur të besojmë që rezultati i vizitës dhe vlerësimit tuaj të gjendjes do të rezultojë me rishikimin e listës tuaj duke e larguar Manastirin e Deçanit.
Të tjera
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...