Rozë

Rita Ora me ndryshim drastik, bëhet brune dhe shfaqet me veshje 10 mijë euro (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 06 May 2021

Rita Ora guxon me stilin dhe ajo kurrë nuk ka pasur frikë ta tregojë këtë. Dje, këngëtarja shqiptare u shfaq e mrekullueshme në një veshje të markës “Chanel” me vlerë 12,440 dollarë (afro 10,300 euro) ndërsa shijoi një natë në Sidnei për të festuar 100-vjetorin e parfumit ikonik ‘Nr.5’ të shtëpisë së modës franceze.

Ylli i muzikës pop ishte e veshur e gjitha në të zeza, me një veshje të përbërë nga një bluzë e zezë 6550 dollarëshe dhe pantallona gjysmë të tejdukshme, të cilat kushtojnë rreth 5890 dollarë.

Rita i ktheu flokët e saj në brune, ndërsa kishte zgjedhur një makijazh të lehtë, që karakterizohej kryesisht nga buzëkuqi i kuq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera