Përlotet zjarrfikësi: “Askush nuk merret me neve, na e kanë humbur edhe moralin e punës e të jetës”
Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 04 May 2021
Sot është ditë e shënuar e shërbimit të zjarrfikësve. Me këtë rast Klan Kosova ka vizituar brigadën e zjarrfikësve në Prishtinë, e cila mbulon tre komuna.
Vezir Berisha, që ushtron edhe detyrën e shoferit, u shpreh i zhgënjyer me kushtet në të cilat punojnë, duke thënë se janë pak persona në staf dhe se ka shumë punë. Ai deklaroi se shumë shpesh ofendohen nga qytetarët që nuk e dinë realitetin e mundësisë së punës së tyre.
-Advertisement-
“Kushtet janë të mjerueshme ose të këqija ku punojmë ne. Prapë ne jemi më mirë në krahasim me komunat tjera. Së pari stafi është shumë i vogël, jemi 8 punëtore në këtë bazë që është shumë pak për 3 rajonet që i mbulojmë. Në komuna tjera ndodh që janë nga 2-3 zjarrfikësa, pra shoferi dhe dy zjarrfikësa”.
“Kanë ndodhur raste kur kemi qenë duke intervenuar në një lokacion dhe na kanë telefonuar për të shkuar edhe në një vend tjetër. Na është dashur të vonohemi dhe kur kemi mbërritur aty na kanë sharë e ofenduar, por qytetarët nuk e dinë kush është fajtori, pra që ne kemi mungesë të punëtorëve”.
“Megjithatë me këtë personel që e kemi e japim maksimumin. Në atë moment që bie zijla për të shkuar në intervenim, asnjëri prej nesh nuk e mendon sa e ka rrogën, as sa ka me jetu dhe as ku do të hyjë. Krejt ikin nga zjarri, ne futemi brenda”, deklaroi Berisha.
Ai po ashtu i emocionuar para kamerës së Klan Kosovës deklaroi se kanë shumë vite që presin për paga dhe kushte më të mira, duke thënë se askush nuk merret me ta dhe se e gjuajnë fajin tek njëri-tjetri.
“Jemi bërë si lypsarë. Kushdo që vjen thotë “paga-paga” por askush nuk merret me neve. Tash kur krejt kanë marrë shtesa, neve na hoqën pakon e fundit”.
“Është turp që një zjarrfikës që i ka 40 vjet përvojë pune mos të ketë asnjë rrogë jubilare, as për festa as për orë shtesë e as për ndërrime të natës – me ligj na takon por nuk na japin. Me pagan na kanë barazuar me pastrues e punëtorë sigurimi, e kur kërkohet punë nga ne na quajnë heronj. Mos na jepni fjalë kot. Na e kanë humbur edhe moralin e punës dhe të jetës në këtë aspekt”, përfundoi Berisha, i cili e vuri në pah se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë intervenuar në mbi 1 mijë e 300 raste.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...