Kuvendi nis procedurën për shkarkimin e Metës, Balla flet për President “mbi palët”
Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 04 May 2021
Kuvendi nisi sot procedurat për të kërkuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta.Pas njoftimit të seancës mbi kërkesën e grupit parlamentar të PS, ditën e nesërme pritet që Komisioni i Ligjeve të miratojë përbërjen e Komisionit Hetimor përmes të cilit do të kërkohet shkarkimi i Presidentit Meta.
Për miratimin këtij Komisioni Hetimor nuk do të humbet kohë dhe ai pritet të miratohet brenda kësaj jave, në seancën e ditës së premte. Këtë procedurë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilësoi si një përpjekje të maxhorancës socialiste për të gjetur një president mbi palët dhe jo kapje të këtij institucioni.
11 fakte që të ‘heqin trurin’, ja sa i pasur është në të vërtetë Bill Gates
-Advertisement-
“Në kërkesën e firmosur nga 50 deputetë ndodhen të gjitha argumentet. Nëse shkarkimi është për të kapur institucionin e presidentit, e kanë gabim. Ne duam të gjithë së bashku, që Shqipëria të ketë një president mbi palët. Një president që të punojë me të gjitha forcat politike dhe në çuarjen përpara të Shqipërisë në BE. Nuk duam president që të jetë ditën president dhe natën kryetar shtabi elektoral të një partie. Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelljes së Presidentit para dhe gjatë fushatës zgjedhore dhe natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë që është i pari në ndërthurjen institucionale që do të shprehet me votë. Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojë më pas”, u shpreh Taulant Balla.
Kjo është tentativa e dytë që maxhoranca socialiste bën për të larguar Ilir Metën nga posti i Presidentit, por në herën e parë PS u tërhoq dhe Komisioni Hetimor në konkluzionet e tij u mjaftua veç me rekomandime./euronews.al
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...