Aktori i njohur me fjalë prekëse për 13-vjeçarin që u gjet i vdekur në dhomën e gjumit
Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 24 April 2021
Aktori Jeton Zogjani ka treguar historinë e njohjes me 13-vjeçarin që u gjet i vdekur në dhomën e gjumit nga babai i tij në Fushë Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Zogjani ka thënë se ai ishte njëlloj kryefamiljari që mbante familjen duke kërkuar lëmoshë.
Ai ka treguar se edhe pse në moshë të re, ai ia paguante nënës së tij ratën kreditore e edhe rrymën.
“Elmedini vete ishte 13-14 vec, femi pa femijeri Elmedin ja pagunte nenes se ti edhe raten kreditore, edhe rrymen kur ja qkyqshin, per Elmedin ishte brenge se si me rikyqe, mos te harrojme krejt keto ende pa i mbush 12 vec!”, ka shkruar Zogjani.
Ndryshe, përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduskion.
“Fushë Kosovë 23.04.2021 – 06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë daë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Postimi i tij i plotë:
Si u njjohem me Elmedinin?
Ne lokalin tim, Elmedini vinte shume shpesh, ishte shume i ri, diku rreth moshes 7-8 vjec. Aty bisedonim bashke, i shpjegonte hallet e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptas sikur nje i rritun.E dhimeshme…! Elmedini, pothuajse vet e mbante familjen… Keto ishin shqetsimet qe i ndanim bashke. Elmedini ishte njelloj kryefamiljari qe mbante familjen duke kerkuar lemoshe, keto shqetsime i ndanim bashke me te. Nga perpjekja per te mbijetuar, shpesh here e shante jeten, gjene me te shtrejte “ta q*fsha jeten” , i buronte nga mllefi e qe nuk dinte me artikulu, por e dinte qo jeta po i shkon keq! Tonoo, kur te rritem a ke me marr me punu ketu te ti? Po, Elmedin. Gezimi i tij, o Zot. Kur rrinim vone te lokali duke tentu per te ja mesu shkronjjat, ma bente ”Tonooo, a don me me çu ne shpi ti? A po ma pagun taksin? Ne te shumten e rasteve e kam çu vete, dhe ishte aq i pjekur per moshen qe kishte te linte goje hapur. Jeta e veshtire e kishte sprovuar mbar e mbrapesht! Kohes se fundit filluam te shiheshim me pak! Kur e takoja, e pysja ku je Elmedin, nuk te kam pa qe sa? O tonoo, po rri ma shume ka rruga B, po leviz puna me shume, qeshnim bashk! Elmedini shqetesohej edhe per motrat e vellezrit e tij me te vegjel, edhe kur me thoshte, Tonoo me duhet me jau ble femive do “bebellak” se nuk kan! Elmedini vete ishte 13-14 vec, femi pa femijeri Elmedin ja pagunte nenes se ti edhe raten kreditore, edhe rrymen kur ja qkyqshin, per Elmedin ishte brenge se si me rikyqe, mos te harrojme krejt keto ende pa i mbush 12 vec! * Zoti ktheu ne gjirin e ti engjullin per mos ta sprovuar me shume, se per moshen qe pat kaloj boll sikur te i kishte nja 55-56 vjet! * Dora e shtetit te komunitetet tona pothuajse nuk vreht. Jetojn keq Elmedinat, derisa ne kete Shtet nuk jetojne dinjetetshem komunitete kurr syt nuk kemi me i qel. Deri at’her nga zemra e plast po e them dhe po e perseris Elmedini siq thoshte ay “ta q*fsha jeten”
Të tjera
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdit...
-
Konfirmohet aktakuza ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit ...
-
Pla*osen dy burra në Ferizaj, policia jep detaje
Dy persona janë plagosur në Ferizaj nga persona të panjohur. Pas trajtimit...
-
Zhduket një burrë në Prishtinë
Një grua ka raportuar në polici se një burrë ka dalë nga shtëpia në Prishtinë...
-
“Edhe Sa Vjet n’Terr?”, sot zhvillohet aksion rrugor për të pagjeturit e lu*tës së Kosovës
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YHIR), sot do të organizojë ...
-
Krerët e shtetit bëjnë homazhe për të pagjeturit e lu*tës të Kosovës
Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja e vendit, ...
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...