LAJMI I FUNDIT: Ndërpritet ndeshja në Ligën e Parë të Kosovës, sulmohet gjyqtari kryesor!
Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 18 April 2021
Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit Rama është sulmuar nga një tifoz i skuadrës vendase, raporton Gazetasheshi.com.
E gjithë situata ka ndodhur në një tollovi të krijuar në minutën e pestë shtesë, teksa ambullanta dhe stafi mjekësor i dy skuadrave janë futur në fushën e lojës për t’i dhënë ndihmën e parë një futbollisti të Ferizajt.
Në këtë situatë, një tifoz ka kaluar rrethojat e fushës dhe është futur për ta sulmuar direkt gjyqtarin kryesor të këtij takimi, Petrit Ramën, i cili nuk e kishte ndalur lojën kur futbollisti i Ferizajt ndodhej në gjendje kritike për jetë.
Pas gjithë kësaj tollovie, gjyqtari Rama e ka mbyllur ndeshjen me ‘bilbilin’ e tij, ndërkohë që tollovia ka vazhduar edhe më pas.
Është dashur edhe intervenimi i Policisë së Kosovës për ta qetësuar situatën, e cila kishte agravuar në masë të madhe.
Futbollisti i Ferizajt aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast po e merr ndihmën e parë.
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...