Jeta e Georgina Rodriguez nga arrestimi i të atit, puna si shitëse dhe njohja me CR7
Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 17 April 2021
Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez do të ketë zyrtarisht një realy-show të saj, në formë dokumentari, i cili do të transmetohet nga Netflix.
“Ky reality show do të jetë një portret i thellë dhe emocional i gruas prapa fotove, historive dhe titujve të mëdhenj”, thotë Netflix në një njoftim për dokumentarin.
Georgina do të tregojë pas kamerave të gjithë jetën e saj nga jetesa në një prej lagjeve më të varfëra të provincës spanjolle Haca, burgosja e të atit për shkak se ishte pjesë e një grupi që merrej me kontrabandë kanabisi nga Maroku në Spanjë, zhvendosja në moshën 18 vjeçe, në Londër për të ndjekur ëndrrat e saj. Atje ajo studioi anglisht në të njëjtën kohë me mësimet e saj të vallëzimit, ndërsa punonte si kamariere për të siguruar jetesën.
Ndalesa tjetër ishte Madridi, fillimisht duke punuar si shitëse në shtëpinë italiane të modës së lartë Gucci. Temperamenti i saj latin dhe silueta e përsosur e bënë atë shumë shpejt të dallohej në industrinë e modës si modele, duke krijuar bashkëpunime me revista të tilla si Grazia, Men’s Health, Women’s Health, Glamour, ndërsa ajo ishte gjithashtu fytyra kryesore e fushatës së të brendshme dhe bikinive të Yamamay.
Lidhja e dashurisë me Cristiano Ronaldon
“Ishte dashuri me shikim të parë … Ne u takuam në Gucci, ku unë punova si asistente e shitjeve”, ka treguar bukuroshja për takimin e saj të parë me portugezin në 2016.
Në nëntor të të njëjtit muaj ata të dy u panë së bashku për herë të parë në një dalje publike në Disneyland, Francë, duke i bërë të gjithë të pyesin kush është vajza misterioze që i vodhi zemrën Ronaldos pas ndarjes episodike të tij me Irina Shayk.
Ata kanë mbetur të pandashëm që nga ajo kohë, duke pasur një vajzë 2-vjeçare Alana, ndërsa Cristiano Ronaldo tashmë ka një djalë 9-vjeçar, Cristiano Jr., si dy binjakë (Eva dhe Mateo) përmes një nëne “dhuruese” në Shtetet e Bashkuara.
Thashethemet për një propozim të fshehtë martese
Shtatorin e kaluar, çifti i dashur shijoi pushimet e tyre në Monako, Saint Tropez dhe Mallorca duke ngarkuar foto në mediat sociale që la të kuptohet se futbollisti portugez i kishte propozuar me unazë diamanti bukuroshes brune dhe padyshim përgjigja ishte po!
Të tjera
-
SBAShK-u proteston të mërkurën
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do ...
-
Hajnat hyjnë në një shkollë në Ferizaj, vjedhin libra dhe një fshesë elektrike
Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin...
-
Dy gra e rrahin një burrë në Mitrovicën e Veriut
Dy gra dyshohet se e kanë rrahur një burrë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në...
-
Vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Q...
-
Homazhe për të nderuar Ali Lajçin
Kanë nisur homazhet në Kuvend për të nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare...
-
Osmani takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së: Granti prej mbi 200 milionë, do ta transformojë sektorin e energjisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëspresidentin e Kor...
-
Gjendet e vdẻkur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e saj në Fushë ...
-
Vdẻs një grua në aeroportin “Adem Jashari”, gjendja iu keqësua në aeroplan
Një grua ka vdekur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. ...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet q...
-
Plas sherri në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetja godet kolegun me shishe në kokë/PAMJE
Mediat e huaja raportojnë se një deputete në Gjeorgji goditi sot kolegun e sa...
-
Gazeta daneze “Altinget”: Marrëveshja për 300 qelitë, Danimarka mund të mashtrohet nga Kosova
Në një artikull të gazetës daneze “Altinget” mbi marrëveshjen ndërmjet Danima...
-
Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën
2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një ...