Lajme

Egjipt, 20 të vdekur në një aksident rrugor

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 14 April 2021

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor vdekjeprurës në Egjiptin jugor.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 36 ambulanca u dërguan në vendin e aksidentit, i cili ndodhi ndërsa një autobus dhe një kamion u përplasën në autostradën lindore të shkretëtirës në provincën Assiut.

Aksidenti rezultoi me vdekjen e 20 personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, të cilët u dërguan në spitale.

-Advertisement-

Media lokale, përfshirë gazetën e përditshme “Youm7”, raportoi se “një ekip nga zyra e Prokurorisë Publike ka filluar një hetim për të gjetur shkakun e aksidentit”.

Sipas Agjencisë Qendrore zyrtare të Mobilizimit Publik dhe Statistikave, aksidentet e trafikut në Egjipt ndodhin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe mungesës së standardeve të sigurisë, ndërkohë vazhdojnë përpjekjet e qeverisë për hapjen e rrugëve të reja dhe zgjerimit të autostradave duke ndihmuar në uljen e aksidenteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera