Cila vaksinë kundër Covid-19 është më e mira? Ekspertët shëndetësorë kanë një përgjigje
Autori: Gazeta inFokus
08:15 | 12 April 2021
Ndërsa Shtetet e Bashkuara zhvillojnë fushatën e tyre të vaksinimit Covid-19, duke synuar që vaksinat të bëhen të disponueshme për të gjithë të rriturit deri më 19 prill, disa mjekë dhe punonjës shëndetësorë shqetësohen që preferencat e markave midis marrësve të mundshëm të vaksinave mund të dëmtojnë përpjekjet për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Shumë shtete në të gjithë vendin po përshkallëzojnë përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur për të zbutur valët e reja të infeksioneve.Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë autorizim për përdorim urgjent për tre vaksina Covid-19 për të cilat thotë se janë shumë të efektshme në parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda nga koronavirusi i ri.Të tria vaksinat ofrojnë pothuajse mbrojtje të plotë kundër vdekjes dhe shtrimeve në spital të lidhura më Covid-19, tha FDA.Sidoqoftë, në provat klinike, vaksinat Pfizer dhe Moderna raportuan një efikasitet 95 % në parandalimin e koronavirusit, ndërsa J&J raportoi një efikasitet 72% në provat klinike në SHBA.
Punonjësit shëndetësorë kanë raportuar se kanë parë shumë pacientë që shprehin preferenca për t’u vaksinuar me një vaksinë të veçantë.Muajin e kaluar, kryebashkiaku i Detroit, Mike Duggan tha se ai preferonte që banorët e qytetit të merrnin vaksinat Pfizer dhe Moderna.“Johnson & Johnson është një vaksinë shumë e mirë. Moderna dhe Pfizer janë më të mirat.Dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për t’u siguruar që banorët e qytetit të Detroit të marrin më të mirën,” tha Duggan në fillim të marsit.
Dallimet në efikasitet nuk janë aq drastike sa sugjerojnë numrat, thonë ekspertët e shëndetit publik. Provat u kryen në kohë të ndryshme, me shfaqjen e varianteve të reja, më ngjitëse të koronavirusit kur ishin në proces provat e vaksinës J&J.
Sipas hulumtimit të kryer nga Fondacioni Kaiser Family në mars rreth 30 për qind e njerëzve që thonë se janë të hapur për t’u vaksinuar thanë se kishin një preferencë të fortë se cilën vaksinë marrin, ndërsa rreth 25 për qind e njerëzve nuk kishin preferenca.Organizata jofitimprurëse zbuloi se midis atyre me preferencë të markës së vaksinës, afërsisht 24 për qind thanë se preferonin një vaksinë me një dozë, ndërsa 14 për qind përmendnin nivelin e efektivitetit.
Carol Austerberry, një zyrtare shëndetësore në Michigan’s Wayne County, iu përgjigj shqetësimeve në lidhje me preferencën në vaksinim.“Vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e një infeksioni dhe sëmundjeje Covid-19 – çfarëdo marke qofshin,” tha Austerberry.“Mesazhi im është: Kur të vijë radha juaj, duhet të vaksinoheni. Mos prisni të merrni markën e preferuar,” u shpreh ajo.

T� tjera
-
Apeli vërteton dënimin, burgim i përjeshtëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën
Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda, i ka refuzuar si...
-
Besa Kabashi-Ramaj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s kërkon përfshirjen e Kosovës në mekanizmat e inovacionit dhe sigurisë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka marrë pjesë në Asambl...
-
“Djali im nuk ka mundur ta bëjë i vetëm këtë plan” – Babai i Endrit Azemit dyshon se edhe persona të tjerë janë përfshirë në mashtrim
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit, ka ngritur dyshime se pas mashtrimit të...
-
Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 eu...
-
Punëtorët e KEK-ut dy vjet e gjysmë pa këpucë e çizme pune, dokumentet zbulojnë një mal mangësish në kushtet e punës vetëm pasi tre punëtorë humbën jetën
Një hulumtim i gjatë i Gazeta Infokus nxjerri në pah kushtet e rënda me të ci...
-
Një muaj paraburgim për Endrit Azemin që mashtoi se ishte i sëmurë dhe përfitoi para
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në G...
-
27 vjet nga vizita e parë historike e Bill Clintonit në Kosovë
Më 23 nëntor 1999, pesë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovës, presidenti...
-
Ligji për Specialen, Çitaku: Besoj se sot ekspertët e dorëzojnë draftin e parë, me VV-në na bashkon UÇK-ja
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se brenda javës do...
-
Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nisma e...
-
Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri
Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Spec...
-
Ligji për Specialen, Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që ekspertët...
-
Kujdes çfarë luajnë fëmijët tuaj! GTA VI, përveç dhùnës, përmban edhe nùditet, drògë e striptizëm
Miliona të rinj në mbarë botën janë mbërthyer pas ekranit për të luajtur vide...





































