Ambasadori gjerman përsëri “godet” Serbinë
Autori: Gazeta inFokus
10:23 | 09 April 2021
“Sipas mendimin dhe bindjes time krahasime të tilla janë të pashembullta, unë qëndrimin tim e kam shprehur në TV”, ka thënë ambasadori gjerman Tomas Schib duke përsëritur se “bombardimi i NATO-së në SRJ ishte mjeti i fundit për ndaljen e katastrofës edhe gjenocidit”, ndërsa krahasimi me operacionet në luftën e dytë botërore janë pa vend, shkruan “Espreso”, transmeton “Bota sot”.
“Për të kuptuar vendimin e bombardimeve, duhet shikuar zhvillimin e rrethanave para vendimit. Me muaj është kërkuar zgjidhje diplomatike për evitimin e luftës që u nis nga presidenti i atëhershëm Millosheviq. Tek pastaj kur ato përpjekje dështuan u morr vendimi për aksion ushtarak”, tha Schib.
Ai ka shtuar se “për shkak të mos arritjes së zgjidhjes së përbashkët në KS të OKB”, me qëllim të evitimit dhe ndalimit të katastrofës humanitare “u dashtë të merret vendimi”.
“Sipas bindjes së fortë të Gjermanisë dhe partnerëve të NATO-së, në ato rrethana të jashtëzakonshme dhe situatës së krizës kur në mënyrë masovike po shkeleshin të drejtat njerëzore në Kosovë ishte e arsyeshme përdorimi i mjetit të fundit”.
Sipas tij situata në Kosovë është përshkruar në rezolutën e KS OKB numër 1199 nga 23 shtatori deri 24 tetor 1998, ku “padyshim konstatohet gjendja dhe kërcënimi për paqen në regjion”.
“Bashkësia ndërkombëtare ka shterur mjetet në përdorim për zgjidhje paqësore të konfliktit dhe evitimin e katastrofës humanitare, prandaj vendimi sipas komentimit juridik të Gjermanisë nuk shkel të drejtën ndërkombëtare”, tha ai
Schib tha se “aksioni ushtarak në vitin 199 nuk ishte drejtuar kundër popullit serb”, por” qëllimi ishte mbrojtja e popullatës civile në Kosovë”.
“Secila jetë e humb përbën tragjedi, në atë aspekt na vjen keq” tha ai në emisionin “Këndi i drejtë” te gazetarja Ljubica Gogiç, duke shtuar se shpreh përkulje për viktimat e pafajshme që humbën jetën në bombardimet e 1999” tha ai.
Ai shprehu kundërshtimin e krahasimit me përndjekjen naciste dhe luftën e dytë botërore, që padyshim ishte kriminale me çka Gjermania pushtoi Evropën.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































