Lajme

Kërcënimet për sulm, policia përveç QKUK-së po ruan edhe këto zona

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 06 April 2021

Forca të shumta të Policisë së Kosovës po sigurojnë zonën përreth QKUK-së pas një kërcënimi për sulme në spitalet e Kosovës.

Përpos QKUK-së, Policia e Kosovës po siguron edhe zonën përreth Spitalit Amerikan.

Në fotot e siguruara nga Reporteri.net, shihen pjesëtarë të Policisë, të cilët po qëndrojnë para objektit të këtij spitali.

-Advertisement-

Kërcënim për sulme, Policia jep detaje të reja

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për disa kërcënime për sulme në spitalet e Kosovës.

Nga Policia kanë thënë për Reporterin se ky institucion me kohë ka ndërmarrë masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje.

Sipas Policisë përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të ç’farëdo natyre apo vepre penale.

Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend.

Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndryshe përpos Prishtinës, masa të rrepta po zbatohen edhe në veri të Mitrovicës, ku që nga mëngjesi i sotëm, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë kontrolle të rrepta për automjetet që hyjnë në zonën e Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera