A do të ulet numri i të infektuarve pas vaksinimit? Flet Infektologu
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 30 March 2021
Në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë arritën 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.
Por arritja e këtij kontingjenti po konsiderohet simbolik nga njohësit e fushës.
Infektologu, Ilir Tolaj ka thënë për Gazetën Infokus se vaksinimi në këtë nivel nuk do të sjellë rezultate pozitive.
“Nëse vaksinimi mbetet në nivelin e tashëm, simbolik, atëherë nuk do të ketë zvogëlim të numrit të rasteve të reja, si pasojë e vaksinimit. Vetem vaksinimi masiv, së bashku me imunitetin e krijuar mes njerëzve që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë të natyrshme, mund ta krijojë imunitetin kolektiv të nivelit të atillë që ta ndërprejë ecurinë e pandemisë, ta pengojë shfaqjen e rasteve të reja në këtë numër, duke i ulur ato në numrat të paperfillshem”, ka thënë ai.
Tolaj thotë se vaksina antiCOVID ndikon shpejtë në organizmin e njeriut por për të pasur ndikim në gjendjen pandemike në vend, do duhej numër më i madh i dozave të vaksinave.
“Ndikimi në të vaksinuarit, në kuptim të reagimit të organizmit në krijimin e antitrupave neutralizues mbrojtës kundër virusit, do të jetë i shpejtë; që në javë në parë do të fillojnë të krijohen antitrupat, ndërsa në të dyten pas vaksinimit do ta kemi një mbrojtje solide, e cila do te perforcohet edhe dozen e dytë të vaksinës.
Ndikimi në pandeminë është i paperfillshëm sepse numri i personave të vaksinuar është i vogël. Për të pasur vaksnimi i popullatës ndikim në ecurinë e pandemisë tek ne, duhet të vaksinohen së paku 300 mijë persona, dmth deri në verë do të ishin dashur së paku 600 mijë doza të vaksinave”, deklaroi Tolaj.
Ndryshe qytetari i parë që është vaksinuar të hënën në Kosovë është kryeministri Albin Kurti.
Ndërsa të martën ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit edhe në Klinikën Infektive.
Vaksinimi i tyre po bëhet me doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...