Protestë në Prishtinë, autobusët parakalojnë në kryeqytet
Autori: Gazeta inFokus
07:56 | 19 March 2021
Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve si shenjë proteste do të parakalojnë sot nëpër kryeqytet, kjo për shkak të mossubvencionimint nga Qeveria e Kosovës.
Autobusët do të nisën nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për të arritur tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Të mërkurën kur edhe filloi grevë-protesta e ku u ndërpre qarkullimi i transportit të udhëtarëve urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin, kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Ruzhdi Kurtishaj për KosovaPres paralajmëroi nisjen e mbi 1 mijë autobusëve drejt objektit të qeverisë.
Ndërkohë që kryeministri në detyrë e Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga Shoqata e Transportuesve të udhëtarëve që sa më parë të kthejnë shërbime për qytetarët. Ai ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme.
Në komunikatë thuhet edhe se bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (psh. pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa 50 % të qirasë, pagesa e 170 eurove). Në fund të komunikatës thuhet se pandemia COVID-19 ka prekur shumë sektorë dhe se është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset
Mirëpo, kreu i shoqatës tha se kërkesat e tyre janë të njohura për Qeverinë që prej verës së kaluar.
Po ashtu Kurtishaj ka thënë se ka unitet nga pronarët e autobusëve në të gjitha qytetet për të vazhduar edhe më tutje me grevën dhe protestën deri në realizmin e marrëveshjes.

T� tjera
-
“Ne jemi këtu, po këta ku janë?”, Ramadani reagon për vonesën e seancës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vonesën e nisjes së...
-
Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Situatë e rëndë, është jashtëzakonisht e dhimbshme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në ...
-
Përvetësoi me mashtrim 320 mijë euro, aktakuzë ndaj shtetases së Maqedonisë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Ma...
-
“Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, protestë në Prishtinë
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare...
-
Hamza për Jakup Krasniqin: Proces i padrejtë, në këtë moshë ai do të duhej të ishte pranë familjes
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë
U.D. kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe ish-kreu i saj, Bedri Hamza, kanë z...
-
Ligji për Specialen, Abdixhiku s’flet për media
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nuk është p...
-
Besnik Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kalojë sot, besoj se votat janë siguruar
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Specia...
-
Çitaku e Hamza në takim me Kurtin para votimit të Ligjit për Specialen
U.D. kryetarja e PDK-së, dhe ish-kreu i saj, aktualisht janë duke e zhvilluar...
-
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
Ndonjëherë dita thjesht nuk është mjaftueshëm e gjatë. Në mëngjes nxitim për ...
-
Ahmeti shpërthen ndaj Kurtit: Më lëndoi mua dhe ushtarët e UÇK-së, doli në krah të Mickoskit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar as...
-
Jakup Krasniqi në ditën e dytë të vizitës në shtëpi – momenti kur zbret nga automjeti nën masa të rrepta policore
Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, J...





































