Pse u pezullua urdhër arresti për Milan Radoiçiqin?
Autori: Doresa Geci 13:18 | 01 March 2021
I dyshuari për përfshirje në vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanovic, Milan Radojiçiq raportohet se është larguar nga lista e urdhër arrestit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Për një gjë të tillë ende nuk ka ndonjë qëndrim nga Prokuroria Speciale e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Gazeta Infokus ka dërguar pyetje në Prokurori por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
Ndërsa, Genc Nimoni nga Organizata Joqeveritare “Çohu” shprehet se me largimin e urdhër arrestit mund të ketë pasur ndikime politike, pasi sipas tij ky vendim duhet të bëhet në bazë të ligjeve.
“Milan Radojiçiq është ndër të dyshuarit kryesor për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviç dhe ka qenë i paarritshëm për drejtësinë e Kosovës. Ende nuk ka detaje për arsyet e heqjes së letër-rreshtimit dhe përderisa organet e drejtësisë nuk japin arsyetimin e tërheqjes, konsideroj se dyshimet mbeten politike, për shkak se ne e devijim që ky i dyshuar është i lidhur me politiken serbe në Kosovë dhe me atë në Beograd. Si për tu vendosur, po ashtu për tu hequr letër-rreshtimi, duhet të plotësohen kushtet e parapara me dispozita ligjore dhe penale”, ka deklaruar ai për Gazetën Infokus.
Sipas Nimonit, një gjë e tillë tregon se sistemi i drejtësisë në Kosovë ende është i brishtë.
“Konsideroj se kjo vazhdon të shpërfaqë tutje gjendjen e brishtë në sistemin e drejtësisë dhe gjithashtu, mungesën e rezultateve në zbardhjen e rasteve të kësaj natyre dhe raste të tjera të shumta në gjykatat e Kosovës. Kjo gjë vazhdon ta rëndojë gjyqësorin në Kosovë dhe ta rëndojë dhimbjen e viktimave të cilat presin drejtësi”, përfundon ai.
Për Milan Radoçiqin është lëshuar urdhër arrest që në gusht të vitit 2019, mirëpo ai ishte i pakapshëm nga institucionet e Kosovës.
Radoiçiq dyshohej për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit në vitin 2018 së bashku me, Zvonko Veselinoviqin./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...