Meliza Haradinaj nuk arrin të bëhet deputete, këto janë 3 gratë e AAK’së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 23 February 2021
Time Kadrijaj, Albena Reshitaj dhe Florentina Gjergjaj janë tre gratë më të votuara në listën e AAK’së për Deputetë, që rrjedhimisht kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, krahas 6 deputetëve burra nga kjo parti.
Derisa për Time Kadrijaj dhe Albena Reshitaj rezultatet që iu sigurojnë ulëse në Kuvend janë konfirmuar para disa ditësh, rezultatet për ulësen tjetër në Kuvend që i garantohet një gruaje nga lista zgjedhore e AAK’së tregojnë se kandidatja Florentina Gjergjaj do të jetë deputetja e ardhme e kësaj partie.
Gjergjaj, që në këto zgjedhje garoi për herë të parë, ka dalë me rezultat votash më të lartë se sa dy kandidatet tjera Albana Bytyqi dhe ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj.
Sipas rezultateve që ka siguruar Gazeta Online ‘Reporteri.net’, Gjergjaj ka dalë më 4032 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke i lënë jashtë Kuvendit Bytyqin e cila ka grumbulluar 3942 vota gjithsej dhe Meliza Haradinajn që ka marrë 3852 vota.
Nga ana tjetër, deri sa po vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve në gjithë vendin, këto shifra mund të ndryshojnë pak në disfavor të Bytyqit dhe shumë më shumë në disfavor të Meliza Haradinajt, kjo pasi rinumërimi në disa vendvotime po nxjerrë rezultate më të dobëta nga ato sa janë shënuar në formularët e parë, nga komisionet në qendrat e votimeve.
Deri më tani, në listën e AAK’së për deputetë, ulëse në Kuvend kanë siguruar kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Dauti, sikurse edhe numri 2 i kësaj liste, doktori Shemsedin Dreshaj, shkruan Reporteri.net.
Besnik Tahiri, Pal Lekaj, Shkumbin Demaliaj, Anton Shala, Bekë Berisha e Arber Tolaj janë në pritje të rezultateve finale për të parë se cilët do të jenë deputetë të legjislaturës së ardhme nga partia e cila mori vetëm 7% në zgjedhjet e 14 shkurtit 2020. Tahiri e Lekaj janë më afër garantimit të ulëseve në Kuvend, derisa ulësja e fundit ende nuk mund të thuhet se kujt do t’i rezervohet.
Të tjera
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...