Vakina e Pfizer, studiuesit kërkojnë shtyrjen e marrjes së dozës së dytë
Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 19 February 2021
Dy studiues në Kanada thonë se marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID e kompanisë Pfizer mund të shtyhet në mënyrë që të vaksinohen të gjitha grupet që kanë prioritet, duke shtuar se doza e parë garanton mbrojtje të madhe nga virusi.
Vaksina kishte një efikasitet prej 92.6% pas marrjes së dozës së parë, thanë Danuta Skowronski dhe Gaston De Serres, bazuar në një analizë dokumentesh të paraqitura nga prodhuesi i ilaçeve tek Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave.
Ekspertët thonë se këto zbulime ishin të ngjashme me efikasitetin që ofron doza e parë e vaksinës Moderna prej 92.1%.
Në përgjigjen e tij, kompania Pfizer tha se regjimet alternative mbi sasinë e dozave të vaksinës nuk ishin vlerësuar ende dhe se vendimi u takonte autoriteteve shëndetësore.
Disa vende, duke u ndeshur me sasi të vogla të vaksinave po shikojnë mundësitë për të ndryshuar sasinë e dozave.
Por strategji të tilla shihen ndryshe nga ekspertë të ndryshëm. Disa argumentojnë se urgjenca që paraqet pandemia kërkon fleksibilitet, ndërsa të tjerë kundërshtojnë braktisjen e qasjeve të drejtuara nga të provar klinike.
Studiuesit Skowronski dhe De Serres paralajmëruan se nuk është e sigurt se sa kohë zgjat mbrojtja pas marrjes së një doze të vetme, por thanë se administrimi i dozës së dytë një muaj pas së parës siguron “pak përfitim në afatin e shkurtër”.
Skowronski punon për Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve në British Columbia ndërsa De Serres në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kebek.
Në Britani, autoritetet kanë thënë se të dhënat mbështesin vendimin e saj për të kaluar tek një cikël prej 12-javësh nga doza në dozë për vaksinën Pfizer-it. Por si Pfizer ashtu edhe partneri i saj BioNTech kanë paralajmëruar se nuk kanë prova për ta mbështetur këtë vendim.
Vaksina e Pfizerit është autorizuar të merret me një diferencë prej 21 ditësh nga doza në dozë.
FDA-ja dhe agjencia evropiane e ilaçeve sugjerojnë intervalin e testuar në prova.
Të tjera
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...