Lajme

‘A besoni se do t’i fitoni 51% të votave?’, kështu përgjigjet Kurti

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 14 February 2021

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, përderisa ka votuar është pyetur nëse beson se do t’i fitoj 51% të votave, ai është përgjigjur se fushata ka përfunduar para dy ditëve.

Kurti në vendvotim është parë me gruan e tij, derisa, ai ka votuar në Fakultetin Teknik.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse beson se do ti fitoj 51% të votave.

-Advertisement-

Kurti është përgjigjur se fushata ka mbaruar para dy dite, sot flasin qytetarët.

“Sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevoje për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet, sot kjo nevojë është e drejtë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit, sot duhet të votojmë. Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”, ka thënë Albin Kurti.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy