Ku votohet më shumë në fshatra apo qytete?
Autori: Gazeta inFokus
09:37 | 14 February 2021
Numri i votuesve të regjistruar është më i lartë në qytete se sa në fshatra.
Diferenca mes votuesve të regjistruar në zonat urbane me votuesit e regjistruar në zonat rurale është e lartë.
Kjo vlen edhe për pjesëmarrjen në votime në ditën e zgjedhjeve, shkruan Gazeta inFokus.
Të dhënat që paraqiten në tabelën e mëposhtme tregojnë pikërisht numrin e votuesve të regjistruar në zonat urbane dhe zonat rurale si dhe për numrin e votuesve që kanë votuar të ndarë sipas këtyre zonave.
Këto të dhëna tregojnë rritje të numrit të votuesve të regjistruar dhe votuesve që kanë votuar në zonat urbane dhe rurale, që përkon me trendin e përgjithshëm të pjesëmarrjes në votime.
Përjashtim i rritjes graduale mbetet pjesëmarrja e lartë në Zgjedhjet Lokale 2013. Përveç kësaj, vërehet edhe një përjashtim në numrin e votuesve të regjistruar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2014 në zona urbane, ku ka pasur afër 200 votues të regjistruar më pak se sa në Zgjedhjet Lokale 2013, të mbajtura 7 muaj më herët.
Në anën tjetër, numri i votuesve të regjistruar në zona rurale për të njejtat zgjedhje është rritur me mbi 2,500 votues.
Trendet brenda votuesve që kanë votuar në zona urbane ndër zgjedhje tregojnë një rritje prej 18.90%, ndërsa trendët brenda votuesve në zona rurale tregojnë rritje prej 22.50%. Përveç numrit më të madh të votuesve të regjistruar, edhe përqindja e pjesëmarrjes në votime në zona urbane është më e lartë në krahasim me ato rurale, përveç në Zgjedhjet Lokale 2009 ku përqindja e pjesëmarrjes në të dy zonat është e përafërt. Grafi në vijim tregon përqindjet e pjesëmarrjes në votime në zona urbane dhe rurale në 6 palë zgjedhjet e fundit në nivel vendi. /Gazeta inFokus/



T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




























