Lajme

Ambasada amerikane: Votoni, tregoni dashurinë për vendin tuaj dhe familjen

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 14 February 2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka ftuar qytetarët që të tregojnë dashurinë e tyre për shtetin dhe familjen.

“Këtë ditë të Shën Valentinit tregoni dashurinë për shtetin dhe familjen tuaj. Votoni! E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja”, thuhet në postimin e ambasadës.

-Advertisement-

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është duke u zhvilluar me rregull dhe se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

“KQZ njofton se sipas planifikimeve në orët hershme, dhe në kohë është shpërndarë materiali i ndjeshëm në të gjitha qendrat e votimit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orarin e paraparë. Procesi i votimit është duke vijuar normalisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

Qendrat e votimit u hapënnë ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut. Në këto zgjedhjet është thënë se do të votohet vetëm me dokumente të Kosovës.

Elezi tha se janë rreth 30 mijë vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar procesin zgjedhor.

KQZ ka certifikuar 28 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës: 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera