Hydajet Hyseni: Parafitoret e fitores së madhe të Vetëvendosjes
Autori: Gazeta inFokus
22:38 | 12 February 2021
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Hydajet Hyseni (Kaloshi), që është kryesues i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes dhe i cili është kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes me nr.26, ka deklaruar i sigurtë se VV do të dali fituese e zgjedhjeve me shumicë parlamentare të fituar. “Fitorja do të jetë jo vetëm fitore e sigurtë dhe e bindshme, por edhe përmbledhje e fitoreve qysh tash të siguruara”, ka thënë ai gjatë një tubimi përmbyllës në qytetin e Gjilanit.
Ja postimini tij në rrjetet sociale:
“Fitorja do të jetë jo vetëm fitore e sigurtë dhe e bindshme, por edhe përmbledhje e fitoreve qysh tash të siguruara, siç janë pos tjerash:
– mobilizimi dhe vërshimi i qindramija bashkatdhetarëve në mërgim, në kohë pandemie të rrezikshme, në kohë moti me ngrica e acar, nëpër kufij jo dashmirës dhe madje edhe pengesa e me të papritura edhe nga Qeveria në ikje, për të qenë pjesë edhe faktor i ndryshimit të madh;
-Angazhimi i pandalshëm dhe pakursyer i armatës së madhe të veprimtarëve dhe aktivistëve vullnetarë në fushatën e paparë vetmohuese e mobilizuese dhe organizuese të procesit zgjedhor;
-Përbashkimi pothuajse gjithëpopullor në lëvizjen e përbashkët për ndryshim dhe konsolidim të gjithanshëm të shoqërisë së zhgënjyer, të lodhur dhe të cfilitur;
-Fitoret me aq efekte pozitive jo vetëm në aspektin konkret, praktik dhe politk, por edhe në rrafshin e imazhit dhe relacionit diplomatik janë bazë e fortë edhe për fitoren e madhe dhe të padiskutueshme të 14 shkurtit, që do të aplikohet dhe fuqizohet me dalje masovike krejt në zgjedhje demokratike plebishitare për ndryshim dhe shpëtim, me provim të suksesshme dhe të bindshëm para botës që na vëzhgon me zgjedhje të rregullta, të qeta dhe vërtetë demokratike, si dhe duke i siguruar Republkës së Kosovës një Paralament demokratik, me përbërje deputetësh të përkushtuar, të ndershëm dhe konstruktiv dhe një Qeveri të sukesshme dhe të përgjgjeshme.
Edhe pas takimit përmbyllës qendror të Lëvizjes Vetëvendosje në Anamoravë vazhduan takimet e kandidiatëve me qytetarët. Në takimin e mbajtur në fshatin Livoç i Epërm, ishim bashkë me kandidatët: Arbëreshë Kryeziu Hysenin, Luan Aliun, Abdyl Gashin dhe Arjeta Rexhepin”.



T� tjera
-
Dakaj: Mos u çuditni për papërgjegjësinë institucionale, kur tolerojmë pushtete që shkërdhejnë dinjitetin e çdo individi! Arlinda Zeka është viktimë e kësaj shoqërie
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër pas tragjedisë së Arlinda Zekës, du...
-
Studentët mposhtën Vuçiqin pas 14 vitesh, nisin bisedimet për qeverinë e re në Serbi
Lëvizja studentore në Serbi, e cila shënoi një fitore historike në zgjedhje, ...
-
Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë thirrjet për dialog me stu...
-
Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për ...
-
Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës...
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...

































