Mustafa: Fitorja e LDK-së më 14 shkurt është fitore e demokracisë dhe refuzim i autoritarizmit
Autori: Gazeta inFokus
23:45 | 03 February 2021
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha të mërkurën në hapje të fushatës së kësaj partie, se do të bëhet gabim i pariparueshëm nëse lejohet që në Kosovën e vitit 2021, të fitojë mendësia e diktatit dhe pushtetit absolut gjë që do të eksperimentonte më të arriturat tona shtet-formuese dhe demokratike.
“Me votën e lirë më 14 shkurt, duke i besuar LDK-së dhe numrit 132, ju qytetarët e Kosovës, këtu dhe në diasporë, do të përcaktoheni për rrugën e integrimit, do të refuzoni përpjekjet për instalimin e pushtetit autoritar në zemër të Evropës”, tha Mustafa.
Sipas tij, oponentët politikë të LDK-së, janë në gjendje që për pushtet ta djegin shtetin, ta rrënojnë rendin juridik dhe të linçojnë çdonjërin që nuk u nënshtrohet dhe nuk mendon si ata.
“Ne nuk e duam krejt pushtetin, ashtu siç po kërkojnë rivalët tanë. Duam demokraci dhe ndarje të pushteteve. Duam forcimin e shtetit të Kosovës, të një shteti që nuk ndahet, nuk pjesëtohet dhe nuk bashkohet. Integrohemi vetëm në Bashkimin Evropian. Jemi miq me të tjerët, por miqësia me SHBA-të është e veçantë. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka respektuar vullnetin tuaj në zgjedhjet e kaluara për të bërë koalicion me Vetëvendosjen. Por, për 50 ditë qeverisje u provua, se ata, jo vetëm që nuk janë të aftë për ta qeverisur shtetin, por janë të gatshëm të dezertojnë nga përgjegjësia karshi qytetarëve dhe karshi partnerëve tanë. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës cenohet në themel nga prishja e marrëdhënieve me partnerët tanë euroatlantikë”, tha kreu i LDK-së.
Ai foli edhe për kalimin e Vjosa Osmanit në listën e Vetëvendosjes.
“Fatkeqësisht kësaj valleje të dëmtimit të interesave të Kosovës ju bashkua edhe ish kandidatja jonë për kryeministre në zgjedhjet e fundit. Ajo u bë kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së Presidentes me votat e LDK-së, i mori të gjitha privilegjet dhe e tradhtoi besimin tonë dhe tuajin. E kuptoj dhe e miratoj nevojën e përhershme për ndryshime, për avansim të njerëzve të rinj, për mendje të re, për jetë demokratike. Por ulja në prehrin e një partie ekstreme të majtë kundërshtare e LDK-së, nuk është ndryshim, është kapitullim politik, njerëzor dhe etik”, tha Mustafa.
Kreu i LDK-së i falënderoi të gjitha strukturat dhe anëtarësinë që kanë refuzuar të bëhen pjesë e një projekti të paramenduar për dëmtimin e LDK-së sepse tha ai, duke penguar dëmtimin e qëllimshëm të LDK-së, ju keni penguar përpjekjet për dëmtimin e Kosovës.
Mustafa u shpreh bindur se LDK do të vazhdoj të qeverisë me Kosovën edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit pasi ka kandidatin më të mirë për kryeministër dhe listën për deputetë me vlera të veçanta.



T� tjera
-
Përcaktohen rregullat për marrjen e shtetësisë shqiptare për interes të posaçëm shtetëror
Këshilli i Ministrave ka miratuar procedurat dhe kriteret që duhet të plotëso...
-
Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, të...
-
Apeli shqyrton sot ankesën e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm për vra*sjen e Liridona Ademajt
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë të enjten ankesat e paraqitura lidhur me akt...
-
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, du...
-
Sot vazhdon protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare do...
-
Spanja shpall tri ditë zie, nis një hetim i gjerë për tragjedinë
Në Spanjë ka filluar një periudhë zie kombëtare tre-ditore, pas një aksidenti...
-
Kuvendi mban sot seancë, në rend dite edhe Projektligji për Byronë
Kuvendi i Kosovës mban sot, nga ora 10:00, seancë plenare, në të cilën pritet...
-
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara sot në Kosovë
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Si...
-
“Ultimatum 24 orë me u shkarku ministrat”, aktivistja Mjeku: Nëse nuk dorëhiqen, rrugët e sheshet kanë me qenë të mbushura
Aktivistja Anita Mjeku, duke folur për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt, tha...
-
E tmerrshme, publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt duke ia djegur rrobat
Në emisionin “MAT” në Klan Kosova janë publikuar pamje të një prej momenteve ...
-
“‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’”, Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit
Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion ...
-
Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
Gjatë ditës së nesërme është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, k...



































