Përcaktohen rregullat për marrjen e shtetësisë shqiptare për interes të posaçëm shtetëror
Autori: Gazeta inFokus
08:31 | 29 October 2026
Këshilli i Ministrave ka miratuar procedurat dhe kriteret që duhet të plotësohen nga shtetasit e huaj për të përfituar shtetësinë shqiptare përmes natyralizimit, në rastet kur kjo vlerësohet me interes të posaçëm për shtetin.
Sipas vendimit të miratuar, shtetësia mund t’u jepet personave të huaj, aftësitë, cilësitë ose veprimtaria e të cilëve sjell përfitime konkrete për Shqipërinë, duke kontribuar në fusha të ndryshme dhe duke krijuar mundësi të reja për vendin.
Interesi shtetëror duhet të jetë i qartë, i argumentuar dhe i verifikueshëm, si dhe të lidhet me politika të caktuara, të dokumentuara dhe të miratuara. Vlerësimi i këtij interesi do të kryhet nga ministria përgjegjëse për fushën përkatëse.
Kërkesa për njohjen e interesit shtetëror mund të paraqitet nga vetë aplikuesi ose nga institucione e organizata që veprojnë në sektorët e kulturës, arsimit, sportit, shkencës dhe ekonomisë, me kusht që të kenë marrë më parë miratimin me shkrim të personit të interesuar.
Pas njohjes zyrtare të interesit shtetëror nga ministri përkatës, aplikimi për fitimin e shtetësisë duhet të dorëzohet pranë Agjencisë Shtetërore të Posaçme të Shtetësisë brenda pesë ditëve kalendarike.
Agjencia do të shqyrtojë dokumentet e paraqitura, të dhënat mbi të kaluarën penale të aplikuesit dhe nëse ai është subjekt i masave ndërkombëtare shtrënguese të njohura nga Shqipëria.
Në procesin e verifikimit të sigurisë kombëtare, rendit publik dhe integritetit të aplikuesit do të përfshihen edhe Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Policia e Shtetit. Këto institucione duhet të përfundojnë verifikimet dhe të përcjellin përgjigjen brenda 20 ditëve kalendarike.
Ndërkohë, Agjencia ka një afat prej 30 ditësh kalendarike nga marrja e kërkesës për t’i paraqitur ministrit përgjegjës për punët e brendshme një raport me rekomandimin për dhënien e shtetësisë ose për përfundimin e procedurës pa vijuar më tej.
Vendimi përfundimtar i takon Presidentit të Republikës, i cili, pas përcjelljes së propozimit, mund të dekretojë dhënien e shtetësisë ose ta kthejë dosjen pa veprime të mëtejshme, për mbylljen dhe arkivimin e saj.
Vendimi sqaron gjithashtu se paraqitja e një aplikimi nuk garanton fitimin e shtetësisë shqiptare. Në rastet kur konstatohen të dhëna të rreme, aplikuesi mund të përballet me përgjegjësi penale, ndërsa kjo shkelje përbën shkak për ndërprerjen e procedurës ose heqjen e shtetësisë së përfituar.
Pjesë e vendimit është edhe organizimi i Agjencisë Shtetërore të Posaçme të Shtetësisë, e cila do të funksionojë si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për Punët e Brendshme, me seli në Tiranë. Drejtori i përgjithshëm i institucionit do të emërohet dhe shkarkohet me urdhër të Kryeministrit, me propozim të ministrit përkatës.

T� tjera
-
“Një viktimë duke e lutur shtetin”, Lushaku kërkon shkarkime nga Kurti për rastin e Arlindës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar p...
-
Policia bastis një shtëpi në Han të Elezit, konfiskon tri armë
Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi n...
-
Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, të...
-
Apeli shqyrton sot ankesën e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm për vra*sjen e Liridona Ademajt
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë të enjten ankesat e paraqitura lidhur me akt...
-
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, du...
-
Sot vazhdon protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare do...
-
Spanja shpall tri ditë zie, nis një hetim i gjerë për tragjedinë
Në Spanjë ka filluar një periudhë zie kombëtare tre-ditore, pas një aksidenti...
-
Kuvendi mban sot seancë, në rend dite edhe Projektligji për Byronë
Kuvendi i Kosovës mban sot, nga ora 10:00, seancë plenare, në të cilën pritet...
-
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara sot në Kosovë
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Si...
-
“Ultimatum 24 orë me u shkarku ministrat”, aktivistja Mjeku: Nëse nuk dorëhiqen, rrugët e sheshet kanë me qenë të mbushura
Aktivistja Anita Mjeku, duke folur për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt, tha...
-
E tmerrshme, publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt duke ia djegur rrobat
Në emisionin “MAT” në Klan Kosova janë publikuar pamje të një prej momenteve ...
-
“‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’”, Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit
Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion ...


































