Sport

Pirlo ‘thumbon’ Ronaldon pas zëvendësimit të mbrëmshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 03 February 2021

Juventusi mbrëmë mposhti Interin në kuadër gjysmë finales së Kupës së Italisë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja u mbyll me rezultat 2-1, në favor të ‘Zonjës së Vjetër’.

Golat për të drejtuarit e Andrea Pirlos i shënoj Cristiano Ronaldo, i cili u largua nga fusha në minutën e 77-të duke u zëvendësuar nga Alvaro Morata.

-Advertisement-

Vendimi i trajnerit nuk u pëlqeu aspak portugezit, i cili ka fushën i nervozuar.

Pas kësaj përballje ka folur vet trajneri Pirlo, duke thënë se zëvendësimi i 35 vjeçarit është shumë normal.

“Është normale që kur të zëvendësoheni në një ndeshje si kjo, doni të luani për të ndihmuar ekipin.

Nuk ka asnjë klauzolë në kontratë që thotë se ai nuk mund të largohet nga fusha. Ai e di që është një lojtar kyç për ne. E vërtetoi me përformancën e tij pas disa kritikash”, ka deklaruar Pirlo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera