Lajme

Ujësjellësi rajonal po shikon zgjedhje alternative për qytetet dhe lagjet që kanë mbetur pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 25 January 2021

Ujësjellësi Rajonal “KRU Prishtina” i njofton të gjithë konsumatorët e Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, lagjes ” Kalabria” në Prishtinë, Lagjes Mati 1, etj, që kanë ndërprerje uji si pasojë e turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit, se është duke tentuar për t’iu bërë zgjidhje.

“Ju njoftojmë se, drejtoresha teknike me ekipe shtesë aktualisht janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linjat e tjera, për zonat që kanë probleme me furnizim”, thuhet në një njoftim të kësaj ndërmarrje.

Ata kanë kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët, pasi që kjo situatë është krijuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit.

-Advertisement-

“Përkushtimi nga ana jonë është i madh, kështu që ju lusim të kuptoni gjendjen e krijuar nga natyra. Jemi në gjendje emergjente pas vërshimeve, por nesër në mëngjes, pritet gradualisht stabilizimi i gjendjes”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera