Ikja e mjekëve nga Kosova po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie
Autori: Gazeta inFokus
08:04 | 21 January 2021
Ikja e mjekëve nga Kosova po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, vetëm gjatë vitit 2020 kanë ikur jashtë vendit 101 mjekë. E në bazë të një hulumtimi të bërë nga Federata Sindikale e Shëndetësisë rezultoi se 90 për qind e mjekëve të rinj janë duke u përgatitur që të emigrojnë jashtë vendit.
Trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova për të kërkuar kushte më të mira të punës dhe pagë më të lartë po vazhdon.
As pandemia me COVID-19 që izoloi botën, nuk i ka ndalur kërkesat e tyre për të migruar jashtë vendit.
Kështu thonë zyrtarë të fushës, sipas të cilëve vetëm gjatë vitit 2020 kanë ikur jashtë vendit 101 mjekë. Ndryshe në Kosovë janë rreth 300 mjekë që vazhdojnë të jenë të papunë. Prej tyre rreth 200 janë mjekë stomatologë.
Ajo që shihet si brengosëse sipas kryetarit të Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, është se sipas hulumtimeve që ata i kanë bërë, 90 për qind e mjekëve të rinj kanë deklaruar se do të ikin jashtë Kosovës.
‘’ Po e them ekskluzivisht për emisionin tuaj se jemi në përfundim të një studimi që jemi duke e bërë dhe rezultatet tregojnë se 90 për qind e mjekëve të rinj janë duke u përgatitur që të emigrojnë jashtë vendit’’, tha Syla.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha për Radio Kosovën se trendi i ikjes së mjekëve nga vendi nuk ka ndryshuar as gjatë vitit 2020.
’’ Gjatë vitit 2020 kanë ikur jashtë Kosovës 101 mjekë, 90 për qind kanë qenë mjekë të rinj dhe mjekë të përgjithshëm.
Përkundër mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë trendi i ikjes ka qenë alarmante.
Kërkesa zyrtare përmes kontakteve të odës nuk ka pasur nga ana e shteteve të tjera, por kanë qenë ikje individuale dhe kontakte private’’, tha ai.
Ndryshe mosha mesatare e mjekëve në Kosovë është 53 vjeç. Derisa interesimi i mjekëve të rinj është migrimi jashtë vendit.
Zoti Sejdiu tha se i kanë alarmuar institucionet shtetërore për trendin e ikjes së mjekëve , por siç thotë ai, nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret për ndaljen e trendit të ikjes së tyre.
‘’ Ne ua kemi bërë me dije institucioneve tona shëndetësore se arsyet që i kanë dhënë mjekët që po largohen nga Kosova, janë kushtet e punës e më pas paga, mundësia e specializimeve kualitative. Faktori kryesor mbetet kushtet e punës dhe nuk kemi parë asnjë hap të përmirësimit në këtë drejtim’’, tha Sejdiu.
Ndërkohë në Odën e Mjekëve të Kosovës, gjatë vitit 2019, thuhet se 115 mjekë kanë kërkuar dokumente për punësim jashtë Kosovës, derisa vitit 2018 ishte përmbyllur me kërkesë të 110 mjekëve për certifikata për punësim jashtë vendit.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...































