Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të presidentit Biden
Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 16 January 2021
Presidenti Donald Trump do të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes, pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar jetën e tij post-presidenciale në Florida.
Zëri i Amerikës raportion se largimi i tij do të bëhet me një ceremoni në bazën ushtarake Andreës, sipas një personi që ka dijeni mbi planet, e që foli në kushte anonimiteti, sepse planet lidhur me këtë çështje nuk janë njoftuar zyrtarisht. Zyrtarët po konsiderojnë mbajtjen e një aktiviteti të menduar mirë që do të ketë ndjesinë e një vizite shtetërore, ku do të jetë shtruar një tapet i kuq, do të ketë roje e bandë ushtarake si dhe shoqëruar me 21 të shtëna armësh, detaje këto që janë në diskutim e sipër.
Presidenti Trump ka njoftuar tashmë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e zotit Biden, duke prishur një traditë historike, pasi ka shpenzuar muaj të tërë duke bërë akuza të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve në një përpjekje për të delegjitimuar procesin dhe fitoren e zotit Biden. Nënpresidenti Mike Pence pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.
Zoti Trump pritet të largohet nga Uashingtoni dy javë pas protestës së dhunshme në Kapitol të mbështetësve të tij në një përpjekje për të ndaluar tranzicionin paqësor të pushtetit dhe pritet të qëndrojë në Florida me një grup të vogël ndihmësish të tij.
Të tjera
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...