Berluskoni, rëndë në spital/ U shtrua me urgjencë pas problemeve në zemër
Autori: Gazeta inFokus
07:44 | 15 January 2021
Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar me urgjencë në një spital të Monte Carlos për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi iu konfirmua të enjten Agjensisë Italiane të Lajmeve ANSA nga mjeku i tij personal.
Alberto Zangrillon i tha ANSA-s se ai e kishte vizituar Berlusconi të hënën dhe kishte sugjeruar që ai të shtrohej menjëherë në një spital aty pranë pasi nuk mendonte se do të kishte qenë një lëvizje e mençur dërgimi i tij në Itali.
Manjati i medias 84-vjeçar, iu nënshtrua një operacioni të vështirë në zemër në vitin 2016. Ai i ka mbijetuar gjithashtu kancerit të prostatës. Shtatorin e kaluar Berlusconi u shtrua në spital pas infektimit me koronavirus. Pas daljes nga spitali ai u tha gazetarëve se virusi kishte paraqitur “sfidën më të rrezikshme” të jetës së tij.
Silvio Berlusconi vazhdon të drejtojë partinë opozitare “Forza Italia”. Problemet e tij me shëndetin vijnë në një kohë kur Italia është goditur nga kaosi politik dhe ndërsa një parti e koalicionit është larguar nga qeveria, duke e privuar atë nga një shumicë parlamentare. Gazetat kanë spekuluar se disa ligjvënës të “Forza Italia” mund të bien dakord për ta ndihmuar administratën duke parandaluar zgjedhjet e parakohshme.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























