Deklarata e Zinedine Zidanes pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës
Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 14 January 2021
Real Madridi është eliminuar nga Superkupa e Spanjës, pasi në gjysmëfinale është mposhtur nga Athletico Bilbao me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.
Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Estadio La Rosaleda’ në Malaga, golat për Bilbaon i realizoi Raul Garcia në minutën e 18’ dhe 28’, kurse golin e vetëm për ‘Loc Blancos’ e shënoi Karim Benzema në minutën e 73’.
Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, i cili ka thënë se nuk e kanë nisur ndeshjes mirë.
“Nuk e lexuam ndeshjen mirë minutat e para, bëmë gabime. E nisëm ndeshjen keq, por pas disavantazhit 0-2, gjërat u komplikuan. U munduam në pjesën e dytë të bëjmë disa ndryshime dhe funksionoi, por jo aq sa të fitojmë ndeshjen”, është shprehur fillimisht Zidane.
Tutje tekniku francez shtoi se pas kësaj paraqite do të këtë polemika, por premtoi se nuk do të ndalën të mendojnë, por do të shkojnë përpara.
“Do të ketë shumë polemika për këtë paraqitje, por ne nuk do të ndalemi dhe të mendojmë, do shikojmë përpara. Isha i kënaqur me paraqitjen e Benzemas, por kërkoja të freskoja sulmin me inkuadrimin e Marianos”, përfundoi Zinedine Zidane.
Athletico Bilbao në finale do të takohet me Barcelonën, të dielën nga ora 21:00./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...