Sport

Arbnor Morina flet pasi shorti e vuri Arbërinë përballë Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 12 January 2021

Tashmë janë mësuar çiftet që do të përballen në fazën e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Arbërisë do të presë atë të Feronikelit.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, në një prononcim për Gazetën inFokus, e vlerësuar lartë skuadren nga Drenasi, duke e konsideruar atë si një kundërshtar të vështirë.

-Advertisement-

“Të gjitha ekipet janë të fuqishme. Ka mundur të jetë ndonjë kundërshtar me i lehtë kushtimisht, por duhet të përballemi me të gjithë dhe të bëjm me të mirën për ekipin dhe klubin tonë”, ka thënë Morina.

Tutje tekniku prishtinas ka shtuar se skuadra e tij ka ambicie të forta dhe dëshiron rezultat pozitiv.

“Feronikeli është për çdo respekt, por ne i kemi ambiciet tona dhe shpresojmë t’i realizojmë ato me një rezultat pozitiv”, ka përfunduar Arbnor Morina.

Ndeshjet e këtij rrethi priten të zhvillohen me 10 shkurt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera