Sport

Mesut Ozil flet hapur dhe tregon vendet ku dëshiron të luaj para pensionimit

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 11 January 2021

Mesfushori tuk, Mesut Ozil, i ka ditët e numëruar te skuadra e famshme angleze, Arsenal, shkruan Gazeta inFokus.

Ozil ka disa muaj që nuk luan për ‘Topçinjtë’ për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit londinez.

Ai pritët që gjatë këtij afati kalimtar të largohet nga ‘Emirates Stadium’ dhe sipas mediave në Angli ish-lojtari i Real Madridit pritet të transferohet në Turqi te skuadra e Fenerbahces.

-Advertisement-

Lidhur me lajmet e fundit më në fund ka folur edhe vet Ozil, ku ka treguar se para pensionimit dëshiron të luaj në Turqi dhe SHBA.

“Janë dy vende që unë dua të luaj para se të pensionohem: Në Turqi dhe SHBA. Nëse shkoj në Turqi, do të shkoja vetëm te Fenerbahce”, u shpreh Ozil.

Hera e fundit kur Mesut Ozil ka luajtur për Arsenalin ka qenë 7 marsi i vitit të kaluar ndaj West Hamit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera