Lajme

Vrasjet që goditën Kosovën – shuhen familje të tëra, djali vret babain dhe nënën, babai vret gruan dhe fëmijët…

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 31 December 2020

Viti 2020 ishte një ndër vitet më të rënda në Kosovë, përveç ballafaqimit me pandemi, pati rënie të ekonomisë, si dhe vendi ndërroi 2 qeveri brenda vitit. Të mos mjaftonin këto, gjatë këtij viti vendi u trondit nga vrasjet e ndodhur brenda familjes.

Gazeta “Bota sot”, sjellë në detaje këto vrasje të rënda.

Në tekstin e sotëm do të lexoni 17 vrasjet më të rënda që tronditen vendin.

-Advertisement-

Djali vret nënën dhe babanë e tij

Vrasja e parë që ndodhi në vitin 2020 ishte në muajin janar, ku djali vrau nënën dhe babin e tij.

Durim Hadri dhe Suada Hadri, nga Prizreni u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre.

Çifti bashkëshortor kishte ardhur nga Suedia në vendlindje më 20 janar për pushime, por fatkeqësisht pushimet u tyre u lanë në gjysmë. Po atë natë çifti Hadri ishin vrarë nga djali i tyre. dyshuari A. Hadri ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Më të kryer vrasjen, i dyshuari kishte ikur nga Kosova më 20 janar, duke kaluar në Maqedoni. Ndërkaq, më 21 janar kishte kaluar nga Maqedonia në Greqi.

Policia kishte njoftuar se vrasja ishte kryer më armë zjarri.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, kishte njoftuar policia.

Vrasja e pesëfishtë nga zyrtarja e Policisë së Kosovës

Ngjarja më e rëndë ndodhin në qytetin e Gjilanit, një vrasje e pesëfishtë.

Pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca kreu vrasjen e familjarëve të saj.

Ngjarja ndodhi më 18 shkurt, në lagjen ‘Bujanina’ në Gjilan.

Siç është raportuar, Bllaca ka vrarë babain e saj Zeqir Bllaca i cili ishte i moshës 70 vjeçare, nënën Hanife Bllaca 66 vjeçare, dy vëllezërit e saj, Blerim Bllaca 43 vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34 vjeçar.

Është raportuar se shkaku që e çoi 45 vjeçaren deri të vrasja ishte një pronë familjare.

Vritet nga tezaku

Një vrasje tjetër është edhe ajo e 24 prillit. Në fshatin Nec në Gjakovë, i dyshuari kishte vrarë djalin e tezes së tij me dashje.

Vrasja ishte kryer me pushkë gjuetie, pas një fjalosje që kishin pasur.

“I pandehuri D. P., më 24 prill 2020 rreth orës 19:00 minuta, në fshatin Nec në Gjakovë, me dashje ka privuar nga jeta familjarin e tij (tezakun), tani të ndjerin D. Gj. me një pushkë gjuetie, pas një fjalosje që kishin pasur. Me këto veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhej në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Mysafiri vret të zotin e shtëpisë

Lirisht mund të themi se muaji korrik del të jetë një muaj i kobshëm.

Vrasja që ndodhi në natën e 7 korrikut, është sikurse në filmat horror.

Mysafiri vrau të zotin e shtëpisë në fshatin Bardhaniq të Gjakovës. Por, nuk ishte ndal me kaq.

I dyshuari shtetas i Shqipërisë, nga Tropoja kishte therë me thikë edhe dy anëtarët e tjerë të familjes Mulaj.

Fillimisht, i riu nga Tropoja kishte thyer dhomën e çiftit më një çekan, kur hyri në dhomë kishte ther më thikë hallën dhe burrin e saj, ndërsa i zoti i shtëpisë e kishte ndërruar jetë në korridor. Pastaj, në dhomën tjetër kishte ther me thikë një 23-vjeçar.

21 vjeçari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte arrestuar në Deçan.

Vëllai vret vëllain

Po të njëjtin muaj ka ndodhur një vrasje e rëndë. Ngjarja nuk ishte zbuluar në momentin kur ka ndodhur, por pas disa javëve.

B.K., kishte ardhur nga shteti i Zvicrës në Kosovë, por ishte vrarë nga vëllai i tij 59-vjeçar.

Fillimisht viktima ishte shpallur i zhdukur, por me vonë është zbuluar e vërteta.

Por, sipas hetimeve të Policisë së Kosovës, provat e gjetura bëjnë të dyshojnë se vrasja ishte kryer nga 59-vjeçari.

Siç është raportuar 59-vjeçari kishte e kishte djegur trupin e të vëllait në oborrin e shtëpisë, ndërsa eshtrat janë gjetur po të njëjtin vend.

Shkaku që ka dërguar deri tek vrasja thuhet se janë të hollat. Siç është raportuar, viktima kishte me veti 35 mijë franga e 8 mijë euro.

Ndryshe, i dyshuari kishte vuajtur edhe një dënim për vrasje në Zvicër. Ai ishte dënuar për vrasjen e gruas së tij.

Djali vret babanë e tij

Tjetër vrasje e rëndë ka ndodhur edhe në muajin korrik, më saktësisht më datë 20.

Djali 40 vjeçar dyshohet se vrau të atin e tij. Siç kishte njoftuar, vrasja ishte kryer me mjetë të mprehtë.

Policia e Kosovës kur kishte shkuar në vendin e ngjarjes kishte gjetur trupin e 72-vjeçarit.

“Fal reagimit të shpejtë të njësiteve të Policisë së Kosovës, mund të them se në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar rreth 40 vjeçar dhe policia me njësitet e saj është duke i kryer të gjitha procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat të tjera që lidhen me rastin në fjalë”, kishte deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Burri vret gruan e tij

Një rast tjetër që ka shokuar opinionin publikë, është edhe vrasja e gruas nga Berivojca e Kamenicës nga bashkëshorti i saj.

Nuhi Mavrovqani nga Kamenica kishte qëlluar gruan e tij me shufër metalike në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë.

Mavrovqani është dënuar më burg të përjetshëm në fillim të muajit dhjetor, ku kishte pranuar edhe krimin e bërë.

“I akuzuari me datë 25.07.2020 rreth orës 12:00 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë, Komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, më dashje e ka privuar nga jeta anëtaren e familjes, bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M., në atë mënyrë që fillimisht janë fjalosur e më pas i pandehuri ka marr një shufër metalike – mjet të përshtatëm me gjatësi 73 cm, e godet fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe më pas njëherë në anën e majtë të kokës e cila rrëzohet në dysheme, më pas i pandehuri vazhdon të godas me shufër metalike disa herë në kohë dhe në anën e djathtë të kokës, në fytyrë afër syrit , duke i shkaktuar plagë të hapura në kokë, thyerje në anën e majtë të kafkës, të cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Djali vret babanë

Këto nuk ishin vrasjet e vetme që kanë ndodhur brenda familjes.

Një vrasje rëndë ndodhi më në Prizren.

Një djalë rreth 30 vjeç e ka vrarë me thikë babanë e tij rreth 50 vjeç në lagjen Dardania në Prizren.

Personi i dyshuar ishte arrestuar nga Policia.

Ndërkaq, Gjykatës së Prizrenit për të dyshuarin ka vendosur një muaj paraburgim.

“Rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri M.H., me datë 25.12.2020, rreth orës 13:50 minuta, në Prizren, afër shtëpisë së të ndjerit, e privon nga jeta anëtarin e familjes – babanë e tij F.H., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake i pandehuri merr një thikë në kuzhinë, del në rrugë para shtëpisë së tij dhe në momentin që e vëren babanë që zbret nga kamioni, i pandehuri fillon ta godasë disa herë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe në qafë në arterien ku si pasojë i dëmtuari F.H. ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Prizrenit.

Por, vrasjet familjare nuk përfunduan më këtë rast.

Babi vret gruan, djemtë dhe vetën

Vetëm një ditë para se të përfundonte 2020, më saktësisht më 30 dhjetor ndodhi një vrasje e katërfishtë.

Babai ka vrarë gruan, dy djemtë e tij dhe pastaj vetën.

Zyrtarët policorë në vendin ku ka ndodhur vrasja kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë njoftuar se dyshimi fillestar është se “kryefamiljari njëherë ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë, dhe pastaj e ka vrarë veten jashtë shtëpisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera