Sport

Jurgen Klopp ndërron mendim për VAR-in: Po merr shumë kohë

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 10 December 2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pas barazimit të mbrëmshëm me Midtjylland me rezultat 1-1 ka deklaruar se nuk është i kënaqur me VAR-in, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku gjerman e pranon se vendimet e VAR-it janë të drejta, por që po marrin shumë kohë.

“Mori shumë kohë. Mendoj që në fund i pashë gjitha vendimet e VAR-it dhe ishin të drejta, por ishte shumë e vështirë. Mori kohë diku 3-4 minuta dhe ishte shumë ftohtë, lojtarët kishin të ftohtë”.

-Advertisement-

“Kam qenë ndër ata që e ka përkrahur VAR-in, dhe në atë kohë mendoja se ishte një gjë e mirë, por s’jam i sigurt nëse edhe tani e mendoj këtë”.

“Tani është në mesin tonë dhe është shumë vonë”, është shprehur 53 vjeçari.

Golin për ‘The Reds’ e shënoj Mohamed Salah në sekondin e 55-të të takimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera