Lajme

U tha se ka probleme shëndetësore, Kremlini tregon a po dorëhiqet Putini

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 05 December 2020

Zëdhënësi i Kremlinit thotë se Putin gëzon shëndet të plotë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka hedhur poshtë artikullin e publikuar në tabloidin britanik “The Sun”, në të cilën thuhet se presidenti rus Vladimir Putin planifikon të dorëhiqet për shkak të problemeve shëndetësore.

Peskov siguroi se Putin nuk ka plane të tilla dhe se është në gjendje të shkëlqyer shndetsore.

-Advertisement-

“Jo”, u përgjigj zëdhënësi në përgjigje të pyetjes nëse ka plane për dorëheqjen e Putin.

“Ai ka shëndet të shkëlqyer”, theksoi Peskov.

“Nuk ka shumë për tu komentuar këtu”, tha Peskov kur u pyet lidhur me artikullin e “The Sun”.

“Kjo është marrëzi. Presidenti është mirë”, tha zyrtari i Kremlinit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera