Qeveria s’ka përgjigje për vendimin e SBASHK’ut për ditën e pushimit
Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 28 November 2020
Kryeministri Avdullah Hoti po sfidohet edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sa i përket zbatimit të një vendimi për ditë pushimi. Sindikata e Rrahman Jasharajt ka vendosur në kundërshtim me vendimin e Qeverisë që e hëna e ardhshme të jetë pushim.
Të hënën do të dihet nëse Rrahman Jasharaj është më u fuqishëm se Avdullah Hoti kur është fjala për vendimin për ditën e pushimit.
Kjo për shkak se SBASHK’u ka vendosur në kundërshtim me vendimin e Qeverisë që e hëna të jetë ditë pushimi. Kjo pasi 28 Nëntori ka rënë të shtunën.
Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, nuk e ka komentuar vendimin e SBASHK’it. Ka thënë për Express është në fuqi njoftimi i Kryeministrit.
Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, të premten, kishte lajmëruar se punohet të hënën në të gjitha institucionet përfshirë arsimin.
“Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria”, ka shkruar Kryeministri.
Ndërkohë, SBASHK’u e ka lëshuar një njoftim me vendim të prerë se mësimi vazhdon të martën.
“SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon te punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor”, thuhet në komunikatën e SBASHK’ut.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...