Lajme

Deputeti i VV: Tani kuptohen reagimet anormale e LDK dhe PDK kur flisnim për nepotizmin

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 26 November 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca thotë se tani po kuptohen reagimet dhe sulmet e LDK e PDK kur flitej për nepotizmin dhe gradimet joligjore diplomatike.

Kjo duke iu referuar emrave të të afërmve të politikanëve të këtyre partive që janë në shërbimet diplomatike. Emrat e tyre u shfaqën nga Rtv Dukagjini.

Degradimi i skajshëm i shërbimit diplomatik po bëhen temë diskutimi mbarë shoqëror, shkruan Gjyshinca,.

-Advertisement-

E kjo sipas tij mbase është e mira e vetme nga kjo.

Ky është postimi i tij i plotë:

Tash, kuptohen më lehtë e më mirë reagimet anormale dhe sulmet e deputetëve të LDK-së e PDK-së kur ne në mbledhjet e Komisionit për Punë të Jashtme e në seancat e Kuvendit të Kosovës flisnim për nepotizmin dhe gradimet diplomatike joligjore në MPJD.

Më në fund degradimi i skajshëm i shërbimit tonë diplomatik dhe rreziku që ky degradim përbën për shtetësinë dhe prioritetet ndërkombëtare të Republikës sonë po bëhen temë diskutimi mbarë shoqëror. Mbase kjo, është e mira e vetme nga i gjithë ky turp!

Tash, kuptohen më lehtë e më mirë reagimet anormale dhe sulmet e deputetëve të LDK-së e PDK-së kur ne në mbledhjet e…

Posted by Gazmend Gjyshinca on Thursday, November 26, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera