Sport

Me rezultat befasues përfundon ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Atalantas

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 25 November 2020

Atalanta e ka befasuar Liverpoolin, pasi e ka mposhtur me rezultat 2-0, në sfidën e luajtur në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Anfield’, golat për skuadrën italian i realizuan Josip Ilicic në minutën e 60’ dhe Robin Gosens në minutën e 64’.

Pas kësaj fitoreje Atalanta renditet e treta në Grupin D me 7-të pikë, ndërsa Liverpooli mbetet i pari me 9-të sosh.

-Advertisement-

Ndeshjen e radhës Atalanta e luan në shtëpi ndaj Midtjyllandit, ndërsa Liverpooli e pret Ajaxin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera